"Vodafone Albania", sërish në mbështetje të artit
Muzikë, ritëm dhe emocione shoqëruan publikun artdashës të dielën e kaluar në natën finale të "Top Fest 6". Ky është një ndër evenimentet më të rëndësishëm të muzikës moderne shqiptare, i cili vit pas viti po promovon një këndvështrim të ri mbi muzikën, duke u dhënë mundësi artistëve të rinj, të joshur pas rrymave me alternative muzikore, të promovohen në skenën shqiptare, përballë një publiku që e njeh shumë mirë prestigjin e "Top Fest". Është ky festivali nga i cili do të dilte Alban Skënderaj, një nga artistët më premtues të muzikës moderne shqiptare, dhe është po ky festival i cili këtë vit do të vlerësonte me çmimin e parë këngëtaren kosovare, Linda, me këngën "Ëndërroj". Mbrëmja u shoqërua me shumë çmime, ndër të cilat do të veçonim çmimin "Vodafone Club", i cili këtë vit do t‘i shkonte Eugent Bushpepës, me këngën "Stinë Dreqi", kompozuar nga Elton Deda, një nga hitet më të veçanta të këtij edicioni, i cili dhuroi shumë emocion. Përzgjedhja e Eugent Bushpepës si fitues i çmimit "Vodafone Club" u mirëprit me duartrokitje të gjata nga publiku. Ashtu si do të shprehej edhe vetë këngëtari: "...E dashuroj këtë këngë nga nota e parë tek e fundit. Jam përpjekur të vij pak ndryshe dhe më melankolik, duke u bazuar në një muzikë dhe tekst që flet për një dashuri të humbur. Për sa i përket çmimit ‘Vodafone Club‘, jam shumë i kënaqur, sepse mendoj se është një ndër çmimet më prestigjiozë të ‘Top Fest‘-it. Tek e fundit jam edhe unë pjesë e kësaj familjeje të madhe telefonike".
"Vodafone Albania" është partner zyrtar i "Top-Fest" që prej fillimeve të tij, 6 vite më parë. Një aktivitet i cili vit pas viti po bëhet një trampolinë suksesi për të rinjtë shqiptarë. Ky bashkëpunim tregon sërish mbështetjen e fuqishme që "Vodafone Albania" i jep në vazhdimësi artit shqiptar. Mund të thuhet pa hezitim se edhe këtë vit, ashtu si në vitet e shkuara, çmimi "Vodafone Club" ka shkuar në duart e duhura.