E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone, ja historitë e suksesit të personave me aftësi të kufizuara

“Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” dhe “Fondacioni Vodafone Albania” iu dedikuan për një vit çështjes së punësimit të personave me aftësi te kufizuara. Sukseset e kësaj eksperience janë përfshirë në librin “Unë Jam - Histori Suksesi të Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara” i cili u prezantua dje në sallën e teatrit 'Metropol' në Tiranë. Te pranishëm në këtë aktivitet ishin Zonja e Parë Teuta Topi, zv Ministrja e Arsimit, Znj. Nora Malaj, Ambasadorja Angleze Fiona Mcilëham, Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania z. Albi Greva si dhe skuadra e “Fondacionit Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” si edhe përfaqësues të shoqërisë civile e administratës publike, përfitues të kësaj iniciative nga e gjithë Shqipëria. Në përshëndetjen e saj Znj. Malaj falenderoi të gjithë partnerët që e sollën këtë iniciativë në një sukses dhe mori përsipër të kontribuojë direkt në institucionin e saj në hapjen e mundësive të reja për këtë komunitet. Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Z. Albi Greva tha në fjalën e tij se ka besim se kushdo që do t’i lexojë historitë në këtë libër, do arrijë të kuptojë më mirë botën e ndjenjave e nevojave të personave me aftësi ndryshe, të kuptojë dëshirën dhe mundësitë e tyre për të jetuar suksesshëm si dhe pafundësinë e mundësive që ka gjithsecili për të bërë më shumë. “Suksesi i vërtetë do jetë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›