Vodafone, oferta e re e fundvitit
Festat e fundvitit tashmë janë më pranë se kurrë dhe të gjithë dyqanet Vodafone janë veshur me një atmosferë festive. Në surprizat e fundvitit bën pjesë shërbimi më i ri Vodafone e-top up, të cilin ju mund ta gjeni në të gjitha dyqanet. Duke përdorur këtë mënyrë shumë praktike rimbushjeje ju përfitoni më tepër se sa një metodë të re për të pasur kohë bisede në celularin tuaj. Në fakt, përfitoni shumë minuta falas. Kështu, për rimbushjet nga 1.000 deri në 2.999 lekë do të përfitoni 10 minuta kohë bisede falas, për rimbushjet nga 3.000 lekë deri në 4.999 përfitoni 15 minuta kohë bisede falas dhe për rimbushjet mbi 5.000 lekë përfitoni 20 minuta kohë bisede falas. Surprizat nuk mbarojnë këtu, sepse duke blerë një numër të ri me parapagesë ose me kontratë ju përfitoni një nga dhuratat: USB, çadër, mbajtëse çelësash ose mbajtëse celulari. Mos harroni që këtë dhjetor të vizitoni dyqanet tona Vodafone, ku festohet me ofertat më të mira dhe shumë dhurata për secilin prej jush, sepse magjia e festave është pjesë e familjes së madhe Vodafone.