E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone” përzgjedh programin “Alcatel-Lucent” për shërbimin me parapagim



“Alcatel-Lucent” dhe “Vodafone Albania” nënshkruan dje një marrëveshje për shpërndarjen e programit të “Alcatel-Lucent SurePay®” për zgjidhje në shërbimet me parapagim. Sipas kontratës, “Alcatel-Lucent” përfundoi projektin “SurePay®” në qershor 2008. Një kontribut madhor në suksesin e këtij projekti ishte aftësia e “Alcatel-Lucent” për të projektuar dhe drejtuar programin brenda afateve kohore të shkurtra të vëna nga klienti. Shërbimet profesionale që ofrohen sipas kontratës përfshijnë, dizenjim, integrim, shpërndarje dhe migrim të sistemit të mëparshëm të “Vodafone” drejt platformës “Alcatel-Lucent”. Platforma do t’i mundësojë “Vodafone Albania” të hedhë në treg shërbime të reja dhe atraktive. Projekti i fundit, shpërndarja dhe migrimi i shërbimeve me parapagim në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar përforcojnë më tej pozicionin e “Alcatel-Lucent” si një furnizues kryesor i zgjidhjeve me parapagim ofruar “Vodafone Group”. “SurePay® Suite” është pjesë e portofolit “Convergent Rating and Charging Solution” (Klasifikim Konvergjent dhe Zgjidhje për Tarifimin) të “Alcatel-Lucent”, e cila tashmë mbështet më shumë se 210 klientë në rang botëror me më shumë se 400 milionë abonentë.

8 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›