E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone” prezanton planin e ri tarifor “U Control 1500”

Një lajm fantastik për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e komunitetit të abonentëve me kontratë të “Vodafone”! Duke filluar nga data 20 janar 2010, “Vodafone Albania” do të prezantojë planin e ri tarifor “Vodafone U Control 1500” që është krijuar posaçërisht për klientët e rinj dhe ekzistues, të cilët duan të kenë kontroll të plotë të buxhetit të tyre për komunikim. Ky produkt i veçantë kombinon veçoritë më të leverdishme të planeve tariforë me kontratë dhe me parapagesë, duke synuar të ofrojë komunikim të thjeshtë dhe të përballueshëm për të gjithë. Nën planin tarifor “U Control 1500” abonentët paguajnë një pajtim mujor prej 1500 lekësh (pa TVSH). Kjo shumë e pajtimit mujor përdoret për të kryer thirrje, dërguar SMS/MMS, apo për të lundruar në internet, me tarifa shumë të favorshme. Thirrjet drejt numrave të çdo rrjeti kombëtar kryhen nën një tarifë të njëjtë prej 22.5 lekë/minuta (pa TVSH) ndërkohë që çdo muaj jepet krejtësisht falas një sasi prej 1000 SMS për t’u përdorur drejt numrave të tjerë “Vodafone”. Nëse shuma e pajtimit mujor konsumohet, abonentët kanë mundësinë për të rimbushur llogarinë e tyre përmes kartave rimbushëse, njëlloj si në programet me parapagesë. Ky plan i ri tarifor iu mundëson të gjithë abonentëve ekzistues me parapagesë, anëtarë të “Vodafone Card” dhe “Vodafone Club”, që të shijojnë përfitimet e planeve tarifore me kontratë pa u dashur që të ndërrojnë numrat e tyre. Gjithashtu edhe abonentët ekzistues me kontratë mund të kalojnë në këtë plan të ri nëse do të dëshirojnë të kenë kontroll më të madh mbi shpenzimet e tyre për komunikim.

20 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›