Pagesa e TVSH-së, bizneseve u hiqet e drejta të çregjistrohen nga skema
Ervin KOÇI
Bizneset e vogla mund ti shmangen pagesës së Tatimit për Vlerën e Shtuar, vetëm duke mbyllur aktivitetin. Kjo ka mbetur e vetmja rrugë “shpëtimi” për rreth 12 mijë subjekte të biznesit të vogël në të gjithë vendin, të cilat që nga 1 janari 2010 janë futur në skemën e TVSH-së. Këto subjekte kanë ndryshuar statusin e tyre pasi janë prekur nga ndryshimi i pragut të xhiros vjetore, e cila nga 8 u ul në 5 milionë lekë duke i regjistruar automatikisht këto subjekte si biznese të mëdha. Në ndryshimet që qeveria ka propozuar në ligjin “Për TVSH-në”, u ka hequr të drejtën të gjitha subjekteve private që të ç’regjistrohen ose të shmangen nga skema e pagesës së TVSH-së, edhe nëse ato nuk e plotësojnë kushtin e realizimit të xhiros prej 5 milionë lekësh në vit. E vetmja mundësi në këtë rast mbetet deklarimi nga biznesi i mbylljes së aktivitetit, i dorëzimit të licencës në tatime, si dhe i nisjes së procedurave për shpallje falimentimi. Por edhe në se një subjekt për ti shpëtuar pagesës së TVSH-së i kryen të gjitha këto procedura, ai nuk mund të marrë menjëherë licencën e re dhe nuk mund të regjistrohet përnjëherë në QKR-ë, pasi procedurat e falimentimit zgjasin të paktën 1-2 vjet. Vendimi i qeverisë për përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve që realizojnë një xhiro vjetore prej 5 milionë lekësh, është shoqëruar me masa mbrojtëse nga Ministria e Financave për të shmangur abuzimet.
Ndryshimet
Ministria e Financave ka dërguar për miratim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë disa ndryshime në ligjin për TVSH-në, ku më kryesori është heqja e të drejtës së tatimpaguesit për tu çregjistruar pasi është përfshirë në skemën e pagesës së TVSH-së.
Me ndryshimin e miratuar nga deputetët e mazhorancës, subjekti mund të dalë nga skema e TVSH-së vetëm në rast se bën çregjistrim përfundimtar. Drafti i Ministrisë së Financave parashikon edhe disa ndryshime të tjera në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Një prej tyre është përjashtimi nga TVSH-ja i sektorit të arsimit publik dhe privat. Gjithashtu është propozuar që tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e materialeve ushtarake të forcave të armatosura, të dhuruara nga NATO apo partnerët, të paguhet si kosto lokale nga Ministria e Mbrojtjes, por këto mallra të mos jenë të përjashtuara nga TVSH-ja. Me natë të këtyre ndryshimeve do të jetë jo më Parlamenti por që këtej e tutje Këshilli i Ministrave institucioni që do të ketë kompetencën për të miratuar kufirin e xhiros për bizneset që mund të bëhen pjesë e pagesës së TVSH-së. Ndryshimet konsistojnë në faktin se do të vijojë të quhet biznes i vogël ai subjekt që kryen deri në 8 milionë lekë xhiro në vit, por për ata që kalojnë kufirin prej 5 milionë lekësh do të paguajnë TVSH-ë.
Mbyllja e aktivitetit
Hyrja në fuqi e ligjit për uljen e pragut vjetor të xhiros së biznesit të vogël nga 8 në 5 milionë lekë në vit, ka bërë që mbi 5 mijë biznese në të gjithëve vendin të mbyllin aktivitetin. Pasojat negative për ekonominë dhe të ardhurat e buxhetit, janë paralajmëruar që në fillim të muajit dhjetor 2009. Shumë subjekte private nisën procedurat për mbylljen ose ndryshimin e licencës që vitin e kaluar, ndërkohë që kishin paralajmëruar edhe autoritetet tatimore për këto veprime. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve flasin për rreth 5 mijë subjekte private të vogla, të cilat kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit. Numri mund të jetë më i madh po t’i referohemi situatës kritike që po kalon ekonomia. Administrata tatimore ka ngritur grupe pune të posaçme për të përballuar procesin e kalimit të bizneseve në sistemin e ri tatimor. Ligji i miratuar nga qeveria ka hyrë në fuqi që më 1 janar dhe afati për regjistrim shkonte deri më 15 janar 2010. Nga data 1 janar, tatimet kanë nisur regjistrimin e bizneseve me xhiro mbi 5 milionë lekë, duke i futur në procedurën e pagesës së 20 për qind TVSH.
BOX//////////////////////////////////////
Arsimi privat, miratohet heqja e TVSH-së nga Komisioni i Ekonomisë
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi dje vendimin politik të kryeministrit, Sali Berisha, për të hequr tatimin mbi vlerën e shtuar për arsimin privat e publikë.
Deputetët demokratë miratuan unanimisht ndryshim në ligjin për TVSH-në, duke i dhënë këtij tregu jo të vogël, një frymëmarrje më të madhe financiare. Në bazë të vendimit, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti, arsimi privat do të përjashtohet nga kjo taksë. Vendimi hyn në fuqi në vitin tjetër akademik, tetor 2010. Sipas deputetit Florion Mima, “ky vendim është pjesë e programit elektoral të partisë demokratike, që tani po konkretizohet nga kjo maxhorancë”. Heqja e TVSH-së për arsim do të thotë që çdo shërbim që kryhet në funksion të edukimit do të kushtojë 20 % më pak. Në disa prej universiteteve private ky vendim nuk pritet të ndjehet, pasi TVSH-ja ishte një barrë për drejtuesit e institucionit dhe nuk reflektohej tek studenti. Sipas dekanes së UET-së Luljeta Minxhozi, “kjo masë do të japë efekte tek pagesat e librave apo kurseve shkollore, të cilat pritet të bëhen edhe më të lira”. Në fund të vitit 2009 kryeministri Berisha njoftoi në mbledhjen e fundit të qeverisë se do t’i bënte një dhuratë sektorit të arsimit, por ai hasi në kundërshtime të ministrit të Financave, sipas të cilit nuk ishte kohë dhuratash. Heqja e TVSH-së për arsim privatë është një masë e cila jep ndikim në buxhetin e shtetit. Ndaj një vendim i tillë duket jo shumë i përshtatshëm në këtë vit kur buxheti i shtetit ndodhet në vështirësi serioze.
Dëmtohet përsëri rruga në aksin Rrëshen- Kalimash
Sërish dëmtime në autostradën e re Durrës-Kukës. Këtë herë autostrada ka pësuar dëmtime në pjesën Rrëshen-Kalimash, ku sipas korrespodentit tonë ka një ulje të bazamentit të tokës së autostradës. Gjatësia e dëmtimeve arrin deri në 200 metra në total, çka përbën rrezik për mjetet që qarkullojnë. Mësohet se autostrada ka pësuar dëmtime pak ditë më parë në dy pjesë të saj por në të njëjtën korsi, njëra në afërsi të Rrepsit dhe tjetra në afërsi të fshatit Gziq. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm në një korsi, pasi tjetra është bllokuar si pasojë e dëmtimeve, ndërsa janë vendosur tabela paralajmëruese.
Lojërat e fatit, shkatërrohen makineritë jashtë standardit
Një sërë makinerish të lojërave të fatit të cilat janë sekuestruar për shkak se janë jashtë kushteve teknike janë shkatërruar dje në ambientet e doganës së kryeqytet. Shkatërrimi është kryer nga Inspektorati i Lojërave të Fatit, ku sipas përfaqësuesit të këtij inspektorati Bezhani, vetëm për 2 muaj janë sekuestruar 600 lojëra fati. Pikërisht në magazinën e doganave në Tiranë ndodhen rreth 136 makina lojërash fati të cilat do të shkatërrohen pasi nuk i plotësojnë kushtet teknike dhe standardet për lojërat e fatit. Ndërkohë nga inspektorati mësohet se deri tani janë gjobitur në të gjithë vendin 41 subjekte lojërash fati me nga 10 milionë lekë secili, në një kohë që aksioni do të vazhdojë.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.
PëRDITëSIMI I FUNDIT: 11:53:34, 19.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 96.20 +0.18
EURO EUR 137.98 -0.07
Poundi Britanik GBP 157.83 +0.76
Franga Zviceriane CHF 93.37 -0.24
Jeni Japonez (100) JPY 106.00 +0.31
Dollari Australian AUD 88.81 -0.11
Dollari Kanadez CAD 93.63 +0.12
Korona Suedeze SEK 13.63 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 16.92 -0.02
Korona Daneze DKK 18.54 -0.02
SDR SDR 151.16 +0.28
Ari(OZ 1) XAU 109085.43 +39.61
Argjend(OZ 1) XAG 1798.05 +12.07
Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.
Përditësimi i fundit: 18.01.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.53%
12M 12-mujor 7.67%
6M 6-mujor 6.61%
3M 3-mujor 5.59%
1M 1-mujor 5.18%
1Ë njëjavor 4.88%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.34%
o/n njëditor 6.01%
12M 12-mujor 9.46%
6M 6-mujor 8.22%
3M 3-mujor 7.29%
20 Janar 2010