Pranga katër të dyshuarve për vjedhje
TIRANE - Katër të rinj, tre në Kavajë dhe një në Tiranë, kanë përfunduar në qeli me akuzën e vjedhje. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se janë kapur në flagrancë me një makinë të vjedhur në Rrogozhinë, 23-vjecari, Blerim Sinani, 18-vjeçari Florenc Sollaku dhe vëllai i tij 24-vjeçar, Astrit Sollaku. Arrestimi i tyre është realizuar pasi dy ditë më parë, rreth orës 17:00, janë kapur në Rrogozhinë, me një automjet tip "Benz", kamionçinë, me targë EL 2304 B, të cilën dyshohet se ia kanë vjedhur një personi. Ndërsa në Tiranë është arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim prej një muaji. Arrestimi i 34-vjeçarit Arjan Hidri, është realizuar nga efektivat e Komisariatit numër 4 në kryeqytet. Hidri ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë me akuzën e vjedhjes.