Prangosen dy të shumëkërkuar, ishin dënuar për vrasje
SHKODER/ SHIJAK - Dy persona të akuzuar për vrasje të kryera vite më parë u arrestuan ditën e djeshme në Shkodër e Shijak.
Ndaj tyre gjykatat kanë vendosur masat e dënimit, njëri me 15 dhe tjetri me 18 vjet heqje lirie, duke i shndërruar në persona të shumëkërkuar. Pjerin Burshtulli, 34 vjeç u ndalua nga policia e Shkodrës, pas 6 vitesh nga vrasja e Kolec Nushit, e ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, i kërkuari ishte dënuar në vitin 2005 për vrasje me 15 vjet heqje lirie dhe menjëherë emri i tij ishte vendosur në listën e personave të kërkuar të policisë së Shkodrës. Arrestimi i tij u krye mëngjesin e djeshëm, pas një operacioni të vështirë që ka zgjatur disa orë në një zonë të thellë malore të Shkodrës, në bjeshkët e Shllakut. Pas marrjes së informacioneve se 34-vjeçari gjendej i strehuar në shtëpinë e disa të afërmve të tij në fshatin e lindjes, në Brushtull, efektivët e policisë kanë ecur për orë të tëra në këmbë gjersa kanë arritur pranë shtëpisë ku fshihej. Në momentin e kapjes, autorit iu gjet dhe një pistolete model 54, pa leje, e cila i është bllokuar si provë materiale. Ndërsa në Shijak, policia e këtij qyteti në bashkëpunim me forcat e Durrësit prangosi një të kërkuar prej 14 vitesh. Dritan Peposhi, 33 vjeç rezulton i dënuar me 18 vjet burg, pasi në vitin 1994 akuzohet se ka vrarë në qytetin e Kukësit, Akil Sulën. Ekzekutimi është kryer me armë të ftohtë, pas një grindjeje për motive të dobëta mes tyre. Kapja e Peposhit u krye në shtëpinë e tij, në fshatin Katund Sukth, gjatë një operacioni të mirorganizuar nga shërbimet e policisë. U kryen veprimet procedurale dhe materialet iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, ndërkohë që pritet transferimi i të arrestuarit në një prej burgjeve në vend. r.d/o.u