Pendohen për Hillaryn

Një hulumtim i bërë nga “Bloomberg” dëshmoi se Hillary Clinton është personi më i popullarizuar politik në SHBA.
Madje , gati dy e treta e amerikanëve kanë mendim pozitiv për sekretaren e shtetit dhe deklarohen se do të ishte më mirë sikur Hillary të zgjidhej presidente , ndërsa presidentin Barack Obama e mbështesin vetëm 45 për qind e tyre.
Vetëm 13 për qind e të anketuarve janë të mendimit se do ta kishte më keq sikur Hillary Clinton të ishte në krye të shtetit , ndërsa 47 për qind deklarohen se do ta kishin njëjtë.
Nga ana tjetër , vetëm 35 për qind e të anketuarve, mendon se do ta kishin më keq ,sikur për president të zgjidhej republikani John McClain , ndërsa 29 për qind janë deklaruar se për ta McCain do të ishte opsion më i mirë.