E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i makinave, prokurorët italianë "hetojnë" në Shqipëri

Dosja Grupi hetimor nga Bari ka marrë të dhëna në akuzën qendrore

Grabitjet e mjeteve motorike vazhdojnë të jenë problem për drejtësinë italiane, e cila ka marrë të dhëna se shumë nga këto mjete të “klonuara” qarkullojnë lirshëm në Shqipëri. Në kuadër të procedimit penal me numër 3779 të vitit 2008, prokurorë dhe hetues nga Prokuroria e Barit, Itali, kanë kryer “hetime” edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shkëmbyer të dhëna dhe detaje me vlerë. Burime nga akuza qendrore thanë se një përfaqësi e kësaj akuze ka marrë kontakte me drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe me hetues nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa bashkërisht kanë verifi kuar dhjetëra automjete të sekuestruara nga drejtësia shqiptare për të cilat ka dyshime se janë grabitur në Itali. Në shumë raste automjetet ngjasonin me ato të denoncuara, ndërsa kishte dyshime se shumë prej tyre janë “klonuar”. Për të mundësuar rikthimin e këtyre mjeteve në Itali, akuza shqiptare dhe ajo italiane kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Në lidhje me dosjen, Prokuroria e Barit vazhdon hetimet paraprake për aktet e krimeve në bashkëpunim dhe dërgimin në mënyrë të paligjshme drejt Shqipërisë të mjeteve (autovetura të mëdha, vetura etj.) të vjedhura në Itali, kryer nga një organizatë kriminale e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë. Nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për mjete të vjedhura në orë të natës, në brendësi të parkingjeve pranë banesave, duke marrë edhe çelësat e këtyre mjeteve. Pasi vidhen këto mjete, autorët bëjnë ndryshime në telajo, i pajisin me targa false dhe me leje qarkullimi ose me certifi katë pasurie të vjedhura në faqe të bardhë ose me kode mekanografi çi të ndërruar. Këto ndërhyrje të bëra në mjetet i vjedhura kanë mundësuar qarkullimin e tyre në Itali, duke i vënë ato në emër të shoqërive ose të njerëzve të panjohur dhe duke provuar disa herë për t’iu shmangur kontrolleve të bëra nga forcat e policisë pranë kufi rit. Sipas Prokurorisë së Barit, shumë nga këto veprime dhe kryesisht dogana e këtyre mjeteve në Bari është realizuar nga shtetasi shqiptar, Frederik Seferi. Pasi mjetet transportoheshin në Shqipëri, dokumentet përsëriteshin edhe një herë në mënyrë që të sigurohej shitja ose ato të përdoreshin nga vetë trafi kuesit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›