Vodhi furgonin e shoku “arratiset” në Korçë
18/02/2005 GRAMSH - Ngjarja jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku efektiva të policisë janë vënë në kërkim të grabitësit të një automjeti. Autori do të ishte shoku i ngushtë i të dëmtuarit, i cili i dehur ka marrë automjetin dhe ka udhëtuar gjatë gjithë natës, duke mbërritur deri në Korçë. Automjeti është identifikuar në territorin e qytetit juglindor, ku edhe policia e këtij qyteti ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin, pasi këtij të fundit i kishte dalë pija. Aventuara e grabitjes së furgonit me targa GR-0475-B ka përfunduar me shoqërimin e shtetasit Orgest Xhafa, 29 vjeç, banues në Gramsh. Pas denoncimit të bërë, pronari i mjetit Lorenc Haruni, 28 vjeç, është detyruar ta tërheqë atë, pasi grabitësi i furgonit të tij ishte shoku i ngushtë, me të cilin kishte konsumuar alkool një ditë më parë. Ndërsa janë zbardhur të gjitha rrethanat, 29-vjeçari, tashmë i ndërgjegjshëm për atë që kishte bërë ka qëndruar një natë në qelitë e komisariatit.