E Hënë, 2 Nëntor 2026

Djali i mësueses plagos shokun

18/02/2005  KORÇË – Një grindje mes dy adoleshentëve është mbyllur me plagosjen e njërit, ndërsa autori i ngjarjes është akoma i lirë. Dy nxënës të shkollës së mesme „Raqi Qirinxhi“ në qytetin e Korçës, janë zënë dje rreth orës 10.30 gjatë pushimit të madh. Mario Pleqi, nxënës i vitit të 2-të pranë kësaj shkolle, si për zakon të tij të përditshëm del në korridor të shkollës dhe fillon të godasë djem të tjerë të shkollës. Një ndër ta ka qenë edhe 16- vjeçari Juxhin Shushko, i cili menjëherë ka reaguar ndaj Pleqit duke e goditur atë më grusht në pjesën e syrit. Ky i fundit, si për të treguar superioritetin e tij, ka marrë mashën e sobës së ngrohjes dhe e ka goditur Juxhinin fuqishëm në kokë, duke i shkaktuar gjakderdhje. Drejtori i shkollës, Gjergji Çikopani, i lajmëruar për këtë incident nga nxënës të tjerë, lajmëron ambulancën dhe forcat policore, të cilat mbërrijnë menjëherë në vendngjarje. Juxhini është dërguar urgjentisht në spitalin civil të Korçës me fytyrën mbuluar tërë gjak dhe ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje mikrokirurgjikale. Menjëherë pas kurimit, Juxhinin e rikthejnë pranë shkollës për t’u pyetur nga policia dhe për zbardhjen e ngjarjes. Mario Pleqi, i dyshuar si autor i ngjarjes, është i biri i një prej mësueseve që jep mësim në shkollën „Raqi Qirinxhi“, Liljana Pleqi. I biri nuk është shoqëruar pas ngjarjes në komisariatit. Vetë shokët e Marios bëjnë të ditur se ky nuk është rasti i parë që ai gjendet në situata të tilla. Para 3 muajsh, ai ka goditur me thikë një nxënës tjetër dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë shtrënguese qoftë nga policia apo edhe nga drejtoria e shkollës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›