Vodhi lekët e shokut dhe e vrau, gjykata e dënon me 12 vjet burg
15/06/2005 Prokuroria kërkoi 20 vjet, autori pranoi krimin
KORÇE - Gjykata e Shkallës së Parë e rrethit të Korçës ka dënuar me 12 vjet heqje lirie, Edison Nikollën, 31 vjeç, nga fshati Drenovë i këtij rrethi, i cili akuzohej për vrasje me thikë të 21 -vjeçarit, Jeronim Sula nga fshati Moravë i rrethit Korçë. Akuza e ngritur ndaj të pandehurit ishte ajo e vrasjes në grindje e sipër.
Për këtë vepër penale, prokurori i çështjes kërkoi 20 vjet burg për Nikollën.
I pandehuri kishte pranuar krimin e vrasjes gjatë fazës së hetimeve dhe për këtë arsye kishte kërkuar gjykim të shpejtuar. Në këto rrethana, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Pëllumb Tare, doli me vendimin për dënimin e Nikollës me 18 vjet heqje lirie, por për shkak të kërkimit të gjykimit të përshpejtuar, ky dënim ka zbritur në 12 vjet burgim, çka i la të afërmit e viktimës tejet të zhgënjyer.
Vrasja e Jeronim Sulës ndodhi në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Sipas procesit hetimor, 21-vjeçari Jeronim Sula, nga fshati Moravë, i Korçës, gjeti vdekjen më 11 nëntor të 2004 në aksin rrugor që lidh fshatin Drenovë me atë të Korçës, te vendi i quajtur “Pularia” në afërsi të varrezave të qytetit të Korçës.
Gjatë fazës së hetimeve mbi këtë vrasje, rezultoi se viktima Jeronim Sula njihej me vrasësin, Edison Nikolla, edhe më parë se të ndodhte akti tragjik. Gjithçka midis tyre kishte filluar për një sasi të vogël lekësh, që Nikolla kishte marrë në kroskotin e makinës së Sulës, pa pëlqimin e këtij të fundit.