Gjykata vendos, trafikanti i minorenëve,10 vjet burg dhe 40 milionë lekë gjobë
12/05/2005 Avokati kundër, paralajmëron apelimin
KORÇE - Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, ka qenë i njëjtë me kërkesën e prokurores së çështjes, Roza Qiriaqi, për dënimin me 10 vjet heqje lirie dhe 4 milionë lekë gjobë për të pandehurin Gjergji Bedulla, i cili akuzohej për trafik të tre minorenëve në shtetin fqinj të Greqisë.
Vendimi është marrë rreth mesditës së djeshme nga trupi gjykues, pas shumë seancave gjyqësore që pasuan njëra-tjetrën për dy vjet me radhë.
Edhe pse mbrojtja kishte këmbëngulur në lirimin e tij në sallën e gjyqit si i pafajshëm, nga ana e gjyqtarëve nuk është toleruar ndaj akuzës së ngritur ndaj tij.
Sipas prokurores Qiriaqi, ai kishte trafikuar tre minorenë, Alban Serjanin dhe dy vëllezërit Mariglen dhe Petrika Babani, që të tre banues të qytetit të Korçës. Po sipas Qiriazit, Bedulla i kishte çuar tre fëmijët në qytetin e Selanikut, në Greqi, ku i kishte shfrytëzuar për qëllime përfitimi, duke i vendosur në punë, ndërsa gjithë të ardhurat përvetësoheshin nga Bedulla. Nga akuza mësohet se tre minorenët i kanë shpëtuar shfrytëzimit vetëm pasi janë kapur nga policia greke, ku kjo e fundit i ka riatdhesuar.
Sërish mbrojtja nuk ka qenë dakord me vendimin nga ana e gjykatës, pasi ka këmbëngulur në pretendimet e saj, duke këmbëngulur për të arrestuarin pafajsi dhe lirimin e tij nga salla. Mbrojtja vuri në dukje se do ta ankimonte vendimin e kësaj gjykate në shkallët e tjera të gjyqësorit.