E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata denon pastruesen zjarrvenese

Redinalda Caushaj
Pastruesja, qe shkrumboi shtepine e pronarit ku ishte punesuar, me qellim vjedhjen e parave, denohet me 3 vite burg. Gjykata e Tiranes shpalli dje fajtore, pas pese muajsh procesi gjyqesor, te pandehuren Vjollca Skacaj, e arrestuar pas denoncimit te te demtuarit. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Ilir Mustafaj, dhane vendimin duke marre parasysh rrefimin e 32-vjecares dhe procesi eshte zhvilluar me gjykim te shkurtuar per veprat penale te "vjedhjes" dhe "shkaterrimit te prones me zjarr".
Vjollca Skacaj akuzohej se me 28 gusht te vitit te kaluar, ka vjedhur 300 mije leke ne banesen e pronarit te shtepise ku ishte punesuar si pastruese, ne "Rrugen e Durresit", prane sheshit "Rilindja" ne Tirane. Pasi ka marre shumen e lekeve ne kasaforte, 32- vjecarja i ka vene flaken shtepise per te humbur dhe gjurmet. Madje ka lajmeruar edhe fqinjet per renien aksidentale te zjarrit e me pas policine. Por telefoni i gjetur brenda apartamentit coi ne zbulimin e ngjarjes dhe prangosjen e te dyshuares, si e implikuar ne krim. Fillimisht, pastruesja ka bere fajtore te tjere persona, por me pas ne prokurori ka pranuar gjithcka.
Prokurori i ceshtjes, ne seancen e pretences, beri te ditur se Skacaj eshte penduar per veprimin e saj, pasi eshte kujtuar qe ne banese kishte harruar telefonin perpara se te dilte dhe te sajonte nje alibi. Dy seanca me pare, organi i akuzes kerkoi shpalljen fajtore dhe denimin e 32-vjecares me 3 vjet heqje lirie, nderkohe qe mbrojtja pretendoi denim me te bute, duke marre parasysh se kjo e fundit eshte penduar per veprimin dhe ka ndihmuar ne shuarjen e zjarrit. Gjykata miratoi gjykimin e shkurtuar per 32-vjecaren, duke e denuar per veprat penale te "vjedhjes" dhe "shkaterrimit te prones me zjarr", ndersa i mbeten edhe dy vjet burg per te shlyer.
"U pendova per zjarrvenien"
Vjollca Skacaj, nene e dy femijeve, gjate hetimit te prokurorise dhe marrjes ne pyetje, deklaroi se ishte penduar per vjedhjen e baneses se pronareve ku ishte punesuar. Nderkohe qe, sipas hetimeve, ka rezultuar se shkak ka qene pikerisht celulari i saj, te cilin e kishte harruar ne banese. Sipas verifikimeve te bera, ka rezultuar se zjarri eshte vene nepermjet nje shkrepseje, por u gjeten edhe disa shishe birre te konsumuara, duke hedhur dyshime se ka pasur bashkepunetor ne krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›