Vodhi tri makina, prangoset 19-vjeçari
Ka kryer të paktën tri vjedhje makinash, prangoset nga policia e Korçës. Burime zyrtare nga policia e qytetit juglindor bëjnë të ditur se 19-vjeçari Elton Beluli është identifikuar si autor i vjedhjeve, falë metodës së njëjtë që ndiqte gjatë "punës". Adoleshenti hapte me forcë dyert e makinave me një trapan elektrik dhe më pas marrte kasetofonat dhe bokset. Sipas policisë, "metoda" është ndeshur në disa raste vjedhjesh të makinave, por vetëm në tre prej tyre është bërë e mundur që të dokumentohet autorësia e Belulit. Policia ka bërë të ditur se 19- vjeçari vepronte me shpejtësi dhe të tre vjedhjet e mësipërme, i ka kryer brenda gjysmë ore në një shesh parkimi.