E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sot në panel me gazetarët në Fier

Fier, 9 shkurt, NOA Qyteti i Fierit është
ndalesa e radhës për kryesocialistin Edi Rama në kuadrin e turit të ri që ai ka
ndërmarrë nëpër qytetet kryesore të vendit për të shpjeguar arsyet e protestës së opozitës.

I konceptuar në formën
e një paneli me gazetarë dhe anëtarët socialistë në këtë qytet, takimi i sotëm i
Ramës parashikon sërish dhënien e përgjigjeve prej tij të pyetjeve mbi aksionin
opozitar për hapjen e kutive të 28 qershorit.

Ky tur ka nisur fillimisht me Tiranën, për të
vijuar më pas me takimin e organizuar në qytetin e Durrësit, ku kryesocialisti Rama
u është përgjigjur pyetjeve të medias lidhur me arsyet e bojkotit dhe qëndrimin
e ardhshëm të opozitës.

Mësohet se ky tur do të shtrihet në të gjithë
vendin dhe mbahet në një kohë që palët janë në pritje të zhvillimit të tryezës
së dialogut mes presidentit Topi, kryedemokratit Berisha dhe kryesocialistit
Rama për zgjidhjen e krizës politike në vend.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›