E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 miliardë dollarë për rrugë, si dhe rritje pagash e pensionesh

Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili kap vlerën e 5 miliardë dollarëve dhe konsiderohet si buxheti më i madh i zbatuar ndonjëherë. Infrastruktura rrugore do të mbetet prioritet absolut, ku vitin e ardhshëm pritet të përfundojnë disa nga projektet më të rëndësishme, përfshirë aksin që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Në buxhetin 2009 qeveria parashikon edhe një rritje të re pagash e pensionesh, si dhe investime masive në ujësjellësa, arsim dhe shëndetësi Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili kap vlerën e 5 miliardë dollarëve dhe konsiderohet si buxheti më i madh i zbatuar ndonjëherë. Kryeministri Berisha ka deklaruar se infrastruktura rrugore do të mbetet prioritet absolut edhe në këtë projektbuxhet, ku vitin e ardhshëm pritet të përfundojnë disa nga projektet më të rëndësishme të rrugëve, përfshi atë që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Në buxhetin 2009 qeveria premtuar rritje të pagave dhe pensioneve. Kryeministri Berisha ka deklaruar se të tjerë prioritete të buxhetit të vitit të ardhshëm do të jenë investimet në ujësjellës, në arsim dhe shëndetësi. Pasi është miratuar në qeveri projektbuxheti i 2009 do të dërgohet në Kuvend për diskutim dhe miratim në komisionet parlamentare Rritja e pagave dhe pensioneve Shefi i ekzekutivit, theksoi në vijim se ky buxhet realizon pikë për pikë të gjitha premtimet e qeverisë për rroga dhe pensione, të cilat sipas kryeministrit do të shkojnë drejt dyfishimit. “Dyzet e katër mijë arsimtarët shqiptarë me shtesën që do t’i bëhet vitin e ardhshëm do të ndjejnë dyfishimin e rrogave. Katërmbëdhjetë mijë infermierët shqiptarë me shtesën që do t’i bëhet vitin e ardhshëm do të kenë dyfishimin e rrogave. Pensionistët në qytet do të kenë një rritje të ndjeshme të pensionit me 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje me 20 për qind, rritje kjo që garanton dyfishimin e pensioneve të tyre. Përfundimisht, pësojnë rritje të gjitha pensionet e natyrave të ndryshme, si dhe ndihma ekonomike. Një politikë sociale konstante zhvillohet nëpërmjet këtij buxheti. Rritja e pagave gjatë vitit të ardhshëm, e cila bëhet e mundur sërish në sajë të miradministrimit, administrata shtetërore do t’u peshojë taksapaguesve shqiptarë gjithsej 6. 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm të vendit. Ky është tipar i qeverive të vogla. Të ardhurat janë ato që bëjnë të mundur këtë politikë të stabilitetit ekonomik dhe të rritjes makro-ekonomike, të investimeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të rritjes më të madhe të pagave se çdo periudhë e mëparshme”, deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi se realizimi i shpenzimeve bën të mundur ruajtjen e buxhetit 2 për qind për Forcat e Armatosura në përputhje me zotimin që kemi para Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Ky buxhet bën të mundur një rritje prej 37 për qind të financimit të qeverive vendore nga qeveria qendrore. Mund t’ju them se vetëm në vitin 2009 ne japim nga buxheti qendror më shumë sesa ç’kanë dhënë qeveritë socialiste në vitet 2001-2004. Në një vit ne japim aq sa kanë dhënë ato qeveri në katër vjet. Kjo përbën një risi madhore në procesin e decentralizimit. Buxheti i këtij viti do të mbështesë fuqishëm reformën në sistemin e shëndetësisë. Institutit të Sigurimeve Shëndetësore do të shtrijë aktivitetin me blerjen e shërbimeve nga institucionet shëndetësore publike, për të bërë hapin e parë dhe për të kaluar pastaj në blerjen e shërbimeve nga institucionet private”, nënvizoi Berisha. Përmirësimi i infrastrukturës Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje pasdite se buxheti i shtetit për vitin 2009, do ti garantojë Shqipërisë investimet më të mëdha publike, duke i dhënë përgjigjen më të shkëlqyer ndërtimit të infrastrukturës rrugore të vendit. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha prezantoi buxhetin prej 5 miliard dollarë për vitin 2009, duke u shprehur se “ky buxhet do të përqendrohet edhe në investime të tjera të mëdha, si në ujësjellës dhe në kanalizime, ndërtimin e shkollave dhe spitaleve”. Duke theksuar se buxheti 2009, i jep mundësi të mëdha vendit, kryeministri u shpreh se “ai realizon pikë për pikë të gjitha premtimet e qeverisë”. “Viti i katërt i këtij mandati do ta gjejë rrjetin rrugor të vendit tërësisht të ndërtuar, ose në ndërtim e sipër”, tha kryeministri Berisha. Segmentet kryesore rrugore të cilat do të përfitojnë nga fondet e buxhetit të vitit 2009 do të jenë, Rruga Durrës-Morinë, Përfundimi i rrugës së bregut, Autostrada Levan-Vlorë, Avancimi i punimeve në rrugën Levan-Tepelenë, Avancimi i punimeve të rrugës Konispol-Sarandë, Fillimi i punimeve të autostradës Qafë Plloçë-Qukës, Përfundimi i punimeve të autostradës me 4 korsi Milot-Fushë Krujë, si pjesë e aksit Durrës-Morinë, Fillimi i punimeve në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, Fillimi i punimeve në rrugën Bogë-Theth, Vazhdimi i punimeve në rrugën e Arbrit, në segmentin Bulqizë-Klos, Përfundimi i punimeve për rrugët Stërblevë-Peshkopi, Peshkopi-Kala e Dodës, Kukës-Kala e Dodës, Krumë- Kukës, Përfundimi i punimeve në rrugën Korçë-Prespë, Vazhdimi i punimeve në rrugën Elbasan- Gjinar, Ndërtimi i by-pass-it të Durrësit, Segmenti Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, Fillimi i punimeve të 11 rrugëve në 11 qarqe të vendit, etj. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›