E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona mund të mposhtet

Mesfushori i Chelseas, Michael Essien ka shprehur besimin e tij se skuadra londineze mund të fitojë ndaj Barcelonës në përballjen e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea zhvillon duelin e parë me Barcelonën në Stamford Bridge më 18 prill dhe Essien beson në fitore ndaj katalanëve.

“Ne kemi luajtur me ata disa herë në tetë vitet e fundit dhe mendoj se mund t’i mposhtim. Kam një ndjenjë se ka ardhur koha të fitojmë ndaj tyre”, deklaroi Essien për ueb faqen e tij zyrtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›