Brazili do ta fitojë Botërorin 2014

Selektori i Brazilit, Mano Menezes, është optimist se skuadra e tij do të ngritë trofeun në Kampionatin botëror 2014.
Gjiganti nga Amerika e Jugut do të jetë nikoqir i garës dhe Menezes nuk ka dyshim se ekipi i tij mund të fitojë trofeun e gjashtë.
“Ne do të fitojmë Kampionatin botëror 2014. Kemi një gjeneratë të talentuar. Skuadra mund të përballet me presionin e përfaqësimit të Brazilit në një garë me rëndësi kaq të madhe, edhe pse bëhet fjalë për futbollistë që ende janë të rinj”, deklaroi Menezes për Marca Brasil.