Real Madrid mendon për Del Bosquen

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 19:22
Nuk është vetëm Carlo Ancelotti pretendent për ta zëvendësuar Jose Mourinhon.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, nëse madrilenët e përfundojnë sezonin pa e fituar ndonjë trofe të rëndësishëm, presidenti Florentino Perez do t’i fillojë negociatat me ish trajnerin e këtij ekipi, Vicente del Bosque, aktualisht selektor i përfaqësueses së Spanjës.
Del Bosque në Madrid kishte qëndruar në periudhën 1999-2003, duke fituar trofe të çmueshëm si: 2 tituj në Spanjë, 2 Liga të Kampionëve, 1 Superkupë spanjolle, 1 Superkupë të Evropës dhe 1 Kupë Interkontinentale.