E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët sot në protestë kundër EULEX

Serbët e Kosovës protestojnë sot paradite në Mitrovicë dhe në disa qendra të tjera të banuara me serbë. Protesta është kundër vendosjes së misionit të Bashkimit Europian, EULEX dhe kundër rifillimit të punës së gjykatave 

MITROVICE- Serbët e Kosovës protestojnë sot paradite në Mitrovicë dhe në disa qendra të tjera të banuara me serbë. Protesta është kundër vendosjes së misionit të Bashkimit Europian, EULEX,dhe kundër rifillimit të punës së gjykatave në veri të Kosovës. Sipas burimeve nga Shërbimi policor i Kosovës gjendja e sigurisë në veri është nën kontroll.

Një ditë më parë dy shpërthime u ndjenë në Mitrovicë edhe pse nuk u shkaktuan viktima e dëme materiale. Sipas planit gjykatat kane rifilluar nga puna, dhe pritet kthimi i gjithë stafit të gjyqtarëve përshi këtu dhe shqiptarët. Gjykatat u mbyllën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas protestave të dhunshme të serbëve në veri. Aktualisht në veri është rikthyer UNMIK, por nuk shihet një rivendosje e afërt e misionit EULEX në këtë zonë të trazuar.
(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›