E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK: Ndajra e Kosovës nuk është opsion

 

PRISHTINE- Zëdhënësi i UNMIK, Aleksandër Ivanko i pyetur pas deklaratës së bërë nga presidenti Tadic tha se një prej parimeve të Grupit të Kontaktit përjashton çdo mundësi të ndarjes së Kosovës.

“Qëndrimi ynë gjithmonë ka qenë i qartë. Ky qëndrim nuk ka qenë vetëm i yni por edhe i Grupit të Kontaktit . Nuk duhet të ketë ndarje të Kosovës dhe nuk kemi çka diskutojmë për këtë çështje“- tha Ivanko.

Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut deklarimet e presidentit të Serbisë nuk do të kenë ndikim në bisedimet që UNMIK-u po zhvillon me Beogradin, për faktin se kjo deklaratë ka të bëjë me statusin dhe në këtë çështje UNMIK-u nuk mund të përfshihet.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›