E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala në Washington për të marrë pjesë në takimin e FMN-së

 

PRISHTINE- Për herë të parë Kosova do të jetë e pranishme në mbledhjen e Fondit Ndërkombëtar Monetar më 13 tetor. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, do të përfaqësojë Kosovën në takimin e 13 tetorit të kësaj organizme,e cila mblidhet në Uashington. Meqë Kosova nuk është anëtarësuar ende ministri Shala do të jetë në cilësinë e vëzhguesit.
Kosova aplikoi për anëtarësim të plotë në FMN dhe në BB më 11 korrik. Dy javë më parë Kryeministri Hashim Thaçi emëroi përgjegjësin e qeverisë për menaxhimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›