Sekretet në çift, cfarë duhet të ruani dhe ato që duhet të rrëfeni
Arsyet përse meshkujt ruajnë sekrete më shumë se femrat. Ekspertët shpjegojnë rregullat për ndarjen e sekreteve
A i keni mbajtur diçka të fshehtë atij nga e kaluara (apo e tashmja) juaj? Apo ai ju ka lënë me gojë hapur rreth një sekreti të tij? Mësoni se cilat sekrete duhet të nxirrni dhe cilat të mbani për vete. Në një marrëdhënie perfekte nuk do t’ju duhej të mbanit të fshehta nga i dashuri juaj. Dhe gjithashtu nuk do të duhej të shqetësoheshit nëse ai po ju fsheh diçka, pasi jeta e tij, gjithashtu, do të ishte si një libër i hapur. Por ne jetojmë në botën reale, ku edhe çiftet më të shëndosha nga ana e pikëpamjes së lidhjes së tyre, fshehin gjëra nga njëri-tjetri. Për shumicën nga ne, sekreti për t’u dhënë fund të gjitha sekreteve (dhe shumë marrëdhënieve) është një lidhje tjetër, askush nuk do të ishte në gjendje të përballej me pasojat rrënuese të pabesisë. Megjithatë, edhe mashtrimet e “vogla” mund ta tronditin një marrëdhënie dhe mund të jetë e vështirë për të përcaktuar kufirin se çfarë është e dëmshme dhe çfarë jo. Pra si t’i ndajmë sekretet në ato që duhet të rrëfehen dhe në ato që duhet të fshihen totalisht? Ekspertët përcaktojnë rregullat për ndarjen.
Rregulli 1
Sekretet që duhet të rrëfeni
Nëse doni që marrëdhënia juaj të bazohet në besimin reciprok (dhe kush nuk e do një gjë të tillë), disa çështje kërkojnë rrëfim të plotë. Nëse diçka ka mundësi që të prekë apo të ndikojë në të ardhmen e partnerit apo në jetën e përbashkët me ju, atëherë ai ka të drejtë ta dijë këtë (p.sh. borxhe të pashlyera, sëmundje kronike, probleme në punë etj.). Siç zbulojnë shumica e çifteve atëherë kur është tepër vonë, kur ruan një sekret që prek në mënyrë direkte familjen tënde, atëherë përballesh me një tërmet të dyfishtë kur për rrjedhojë apo gabimisht, sekreti del në shesh. Pas shokut të parë për të vërtetën e fshehur do të gjendeni mes fjalëve të shumta (dhe mundësisht sherr i madh), që rezultojnë nga ndjenja e tradhtisë apo mosbesimit.
Sipas ekspertëve, arsyet përse burrat ruajnë sekrete janë nga më të ndryshmet. Ndoshta ata duan të duken të fortë dhe në kontroll, dhe të mos ju tregojnë, për shembull, që kanë probleme financiare, që biznesi i tyre nuk po shkon mirë etj., pasi kanë frikë se nuk do t’i doni më po t’i shikoni të dobët dhe të ndjeshëm. Ndoshta kanë tmerr të përballen me trazirën që do të krijohet nga rrëfimi i sekretit të tyre. Dhe madje shumë burra mendojnë se heshtja do t’u shmangë atyre telashet. Burrat janë të vetëdijshëm për reagimin emocional të natyrës femërore, prandaj duan t’u shmangen konflikteve. Edhe nëse sekreti juaj ju duket i vogël dhe i parëndësishëm, duhet të jeni të hapur me partnerin në lidhje me të nëse ai ka shprehur kuriozitet apo ka dhënë mendimin e tij. Nëse lidhja juaj është serioze, atëherë duhet ta pyesni partnerin: “A ka ndonjë gjë që do të dish për mua, që unë ndoshta ende s’ta kam thënë”. Kjo është një strategji që i bën gjërat e qarta dhe që mund të përdoret dhe nga çiftet që kanë shumë kohë bashkë. Pavarësisht se ka gjasa që partneri juaj të nevrikoset nga e vërteta, është më e rëndësishme që të rrëfeheni, pasi nëse e vërteta rreth një teme delikate del në shesh, prishja e lidhjes mund të jete edhe më e rëndë. Partneri ka nevojë të jetë në dijeni të këtij informacioni që të jetë në gjendje të marrë vendime në lidhje me jetën tuaj së bashku. Nëse nuk i tregoni partnerit, kjo do të thotë se ai nuk është aq i zgjuar, aq zemërgjerë, aq i dashur që ta kuptojë këtë, dhe ky është një fakt tepër lëndues.
Rregulli 2
Sekretet që duhet të mendoni përpara se t’i rrëfeni
Nëse jeni të ndershëm me veten, atëherë nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se cilat sekrete i përkasin kategorisë “Dritë e kuqe! Ndalo dhe trego gjithçka”. Po ato që i përkasin zonës “Ngadalëso dhe mendohu përpara se të flasësh”. Megjithatë, nëse ka histori nga e kaluara juaj, që nuk ndikojnë në jetën tuaj aktuale, atëherë mund ta “kyçni” gojën. Ligji i Murphy-t në dashuri thotë se sa më shumë të mundohesh të ruash një sekret, aq më shumë ka gjasa që ai të dalë në shesh. Pra mendoni: nëse keni foto të fshehura diku, ose shokë (shoqe) që nuk rrinë dot pa folur, ish-i mund të shfaqet papritur. Me pak fjalë, nëse ka shans që partneri juaj ta mësojë të vërtetën rastësisht, atëherë është më mirë që t’ia thoni ju i pari. Të flasësh për lidhjet e shkuara mund të jetë një gjë e mirë, por kujdes: mos rrëfeni shumë rreth numrit të të dashurve, apo gjërave që bënit së bashku. Nuk është e nevojshme t’ia mbushni mendjen partnerit me imazhe që zor se hiqen.
Rregulli 3
Shët! Sekretet pa të cilat mund të mbijetoje
Sigurisht, si rregull, ndershmëria është një politikë e mirë. Por kushdo që ka jetuar një histori të gjatë lidhjeje e di fare mirë se duhet pak vend për të ruajtur disa të fshehta personale, të cilat janë të padëmshme dhe nuk kanë të bëjnë me partnerin. Edhe kur jemi të martuar ne jetojmë në mënyrë individuale. Është mirë të ruani sensin, se kjo është puna ime dhe s’të përket ty. Kuptohet që edhe kjo e ka një gjë të mirë në vetvete, pasi po të rrëfenim gjithçka, atëherë nuk do të ngelej më asgjë interesante për t’u zbuluar.
Si të rrëfeni një sekret
Mos ia thoni direkt. I thoni që dëshiron t’i thuash diçka të rëndësishme dhe se kur mund të bisedonit pak bashkë.
Zgjidhni vendin e duhur. Shmangni vendet publike, si restorantet, apo dhomën e gjumit, që duhet ta ruani për eksperienca më pozitive. Gjeni një vend neutral, për shembull në park. Jini të gatshëm të kërkoni të falur. Thjesht rrëfimi e bën të duket diçka fare e parëndësishme, prandaj kërkoni falje dhe i thoni që duhet t’ia kishit thënë më parë, por kishit frikë apo turp dhe se shpresoni që t’ju falë. Përfshini një person të tretë. Një shok që ju do dhe që të dy keni besim (i paanshëm) etj.
28 Mars 2009