E Diel, 1 Nëntor 2026

Vonesat në investime, gjoba ministrive

Qeveria, rialokim 20 milionë dollarë fonde në gjysmën e dytë të vitit nga investimet e parealizuara

Niveli i ulët i realizimit të investimeve ka sjellë që dikasteri i Financave të shtrëngojë ministritë në afatet e përfundimit të tyre. Pikërisht nisur nga kjo situatë, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka nxjerrë udhëzimin, në të cilin për herë të parë përfshihen penalitete për ministritë, të cilat vonojnë projektet e investimeve. Udhëzimi është nxjerrë në prag të përgatitjeve të financave për buxhetin e vitit 2009, në të cilin përcaktohet që ministritë duhet të dorëzojnë brenda datës 29 gusht të këtij viti programin e investimeve dhe planifikimit të shpenzimeve. Përveç kësaj, programet e investimeve që do të hartohen nga ministritë, duhet të kenë të llogaritura përveç kostos, edhe përfitimet që do të vijnë nga këto projekte. Ky kusht është për projektet në infrastrukturë mbi vlerën 50 milionë lekë të reja që realizohen nga Ministria e Transporteve. Në rast se nga drejtoritë e buxhetit të ministrive nuk dorëzohen projektet brenda afateve, atëherë ministritë do të paguajnë nga buxheti i tyre, gjoba që variojnë nga 5 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të reja. Konkretisht, investimet publike deri tani janë realizuar 31.2 për qind në përputhje me planin vjetor, duke krijuar hendek në realizimin e tyre. Niveli i ulët i realizimit të investime është bërë shqetësim edhe për përfaqësuesit e Komitetit të Planifikimit të Strategjisë, ku pas mbledhjes së fundit për diskutimet e buxhetit suplementar, është kërkuar publikimi i udhëzimet për mirëmenaxhimin e projekteve të investimeve për vitin 2009.

Investimet

Investimet në total, në përputhje me planin vjetor, janë realizuar në masën 31.2 për qind. Ministritë të cilat kanë mbyllur realizimin e investimeve në nivele të ulëta për 6-mujorin e parë të këtij viti janë Ministria e Bujqësisë, me realizim 24 për qind dhe Ministria e Arsimit, me realizim 25 për qind të investimeve. Burime pranë Ministrisë së Financave thanë se nga Ministria e Transporteve realizimi i investimeve në 6-mujorin e parë ka qenë 30.6 për qind. Ashtu edhe siç ka ndodhur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ministritë vazhdojnë të shënojnë nivel të ulët të realizimit të investimeve. Po ashtu, mësohet se në 6-mujorin e dytë të vitit, nga investimet e parealizuara do të rialokohen 1.6 miliardë lekë, apo të konvertuar në monedhë të huaj, ato shkojnë në 20 milionë dollarë. Pra, kjo shumë do të përfshihet në buxhetin shtesë. Sakaq, me buxhetin shtesë qeveria do të zbresë deficitin në nivelin 5.2 për qind, në një kohë që parashikimi ishte më i lartë. Rënia e deficitit në këtë nivel sipas ministrit të Financave, Bodes, do të thotë që administrata të jetë më realiste në programimin e investimeve të huaja, të cilat deri më sot janë programuar sipas kontratave që kanë pasur ministritë me donatorët, por që për shumë burokraci dhe jo vetëm të administratës shqiptare, këto investime kanë mbetur në masa të ulëta.

Investimet nga transportet, 30.6 për qind

Ministritë të cilat kanë mbyllur realizimin e investimeve në nivele të ulëta për 6-mujorin e parë të këtij viti janë Ministria e Bujqësisë, me realizim 24 për qind dhe Ministria e Arsimit, me realizim 25 për qind të investimeve. Burime pranë Ministrisë së Financave thanë se nga Ministria e Transporteve realizimi i investimeve në 6-mujorin e parë kanë qenë 30.6 për qind. Ashtu edhe siç ka ndodhur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ministritë vazhdojnë të shënojnë nivel të ulët të realizimit të investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›