Edhe dy raste me grip

Edhe dy raste janë konfirmuar me gripin e derrit në Kosovë, ndërkohë që dyshohet edhe për tri raste të tjera. Numri i të infektuarve me A/ H1N1, përfshirë në vendbanimet serbe, të cilët nuk i raportojnë rastet tek autoritete shëndetësore të Kosovës, arrin në 47.
Por autoritete shëndetësore në Prishtinë e konsiderojnë të qetë situatën epidemiologjike.
Kryetari i Komitetit nacional për sëmundje infektive Jusuf Deshushaj, ka bërë të ditur se e infektuar është një vajzë, e moshës së vogël, nga Prishtina dhe një i rritur nga Gjakova. Por që të dy janë në gjendje stabile shëndetësore.
Dje pasdite janë konfirmuar edhe dy raste të reja të gripit AH1N1, kurse sot janë tri raste të dyshimta, janë në observim dhe pas dite dihen rezultatet. Në Kliniken Infektive prej dy rasteve, të dy janë në gjendje të mirë, njëri vjen nga Gjakova dhe ka marrë terapinë dhe është kthyer në shtëpi, dhe edhe kjo goca besoj se sot shkon në shtëpi, se është mirë, ka thënë Dedushaj, për RTK.
Sidoqoftë, situata epidemiologjike konsiderohet e qetë. Prej terrenit nuk ka informata se kemi raste të reja. Çdo mëngjes kontaktohet me institutet rajonale dhe i mbledhim informatat. Ne kemi kontakt edhe me shkollat në shkallë vendi, kështu që për momentin situata është e qetë, por nuk do të thotë që nesër nuk ndodh diçka tjetër, ka deklaruar kryetari i Komitetit nacional për sëmundje infektive.
Me këto dy raste, numri i të infektuarve me A/ H1N1 në Kosovë arrin në 21. Por këtu nuk përfshihen edhe të prekurit në vendbanimet serbe, të cilët nuk i raportojnë rastet tek autoritete shëndetësore të Kosovës.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Rada Trajkoviç, ka thënë se në rajonet në Kosovës, me shumicë serbe, regjistruar 22 fëmijë dhe katër pacientë të rritur me virus të gripit të ri. Sipas saj, gjendja e pacientëve është e qëndrueshme.
Trajkoviq i ka thënë agjencisë B92 se Qendra Shëndetësore në Graçanicë i ka të gjitha ilaçet e nevojshme dhe pajisjet mbrojtëse parandaluese dhe se situata është nën kontroll.
Ajo ka shtuar se është e gatshme që vaksinat kundër gripit ti kërkojë nga institucionet në Prishtinë, sikurse dhe ato në Beograd.