E Diel, 1 Nëntor 2026

Vonohet qiraja e banesave

05/04/2005  Në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave sanksionohet që qeveria të vendosë çmimin që duhet të paguajnë, personat që banojnë me vendim qeverie në ndërtesat e ish- pronarëve. Sipas ligjit, deri në vitin 2006, këto familje do të paguajnë qiranë në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Ndërsa në nga viti 2006 deri në korrik të vitit 2007, ata do të paguajnë qiranë sipas vlerës që ka tregu. Pas kalimit të këtij afati, banorët janë të detyruar që të largohen nga banesat. Ndërsa qeveria duhet të krijojë kushtet për një tjetër objekt banimi. Gjithsesi, deri më tani nuk është marrë një vendim që të ndryshojë qiratë që paguajnë këto familje, duke e lënë këtë në vlera minimale. Kjo ka sjellë që shpesh shoqatat e ish-pronarëve të paraqesin ankesat e tyre në Kuvendin e Shqipërisë ose në zyrat e institucioneve më lë larta shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›