“Të hapur për çdo lloj koalicioni me aleatët”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike do të nisë në shtator bisedimet me aleatët për mundësinë e shkrirjes së disa prej tyre dhe unifikimin për zgjedhjet e 2009-ës. Ky fakt pohohet nga kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i cili sqaron se Partia Demokratike është e hapur edhe për mundësinë e koalicionieve zgjedhore me partitë e tjera të djathta. Kjo, sipas Patozit, bëhet për të shmangur ndonjë devijim të mundshëm të ndonjërës prej partive në kampin e majtë. “Partia Demokratike është një shtëpi e madhe që ka shumë hyrje dhe dalje dhe besoj se të gjitha lëvizjet në funksion të fitores janë të mirëpritura. Me këtë kam parasysh shkrirjen me disa parti apo krijimin e disa koalicioneve brenda së djathtës”, - u shpreh ai. Patozi deklaron se është i sigurt te një mandat i dytë i së djathtës, pasi në vlerësimin e tij, opozita është duke bërë pushim. “Besoj që do t i krijojmë kushtet dhe lehtësitë opozitës që të pushojë të paktën edhe për 5 vitet e tjera e qetë”, - tha Patozi. Me këtë formë të re bashkëpunimi, PD synon jo vetëm të evitojë devijime majtas të ndonjë prej aleatëve të saj, por dhe të fitojë zgjedhjet e 2009-ës, e cila mbetet dhe arsyeja më e fortë e bashkëpunimit. Negociatat mes palëve do të vendosin dhe formulën e përfaqësimit të së djathtës në zgjedhjet e 2009-ës. Partitë më të prirura për t u bashkuar me PD-në janë reformatorët e Genc Pollos dhe liberalët e Arjan Starovës. Ndërsa për republikanët dhe demokristianët, por dhe parti të qendrës si PBDNJ, bisedimet do të bëhen pasi të përcaktohen modalitetet në Kodin Zgjedhor. Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ka përjashtuar mundësinë e shkrirjes, ndërsa ka theksuar se duhet një bashkëpunim sipas modeleve evropiane. Kjo, sipas Mediut, do të sigurojë një bashkëpunim real të së djathtës dhe përjashtimin e blloqeve të rastësishme politike.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008