Basha vlerëson mbështetjen e Holandës dhe Danimarkës
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, priti dje në takime të veçanta ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, Niels Severin Munk, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Van Voorst Tot Voorst, me rastin e përfundimit të misioneve të tyre diplomatike në vendin tonë. Ministri Lulzim Basha ka nënvizuar dhe kontributin e çmuar që Danimarka dhe Holanda po japin në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ambasadorët, nga ana e tyre, kanë shprehur konsideratat e tyre për hapat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit. Ata vlerësuan ecurinë e reformave, rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, si dhe rikonfirmuan mbështetjen e plotë të vendeve të tyre për ratifikimin e shpejtë të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Po dje, ambasadorët e Holandës, Belgjikës, por dhe ambasadori i Egjiptit Refaat el Ansary, u takuan dhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008