E Diel, 1 Nëntor 2026

Vorë, ministri Olldashi dhe Ambasadori Montobbio, inaugurojnë investimet spanjolle



U inauguruan dje në qytetin e Vorës disa investime të qeverisë spanjolle për përmirësimin e ambientit të këtij qyteti. Gjatë ceremonisë së inaugurimit ishin të pranishëm Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobbio dhe kryetari i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Investimi prej 20 milionë lekësh përfshinte rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytetin e Vorës, ripyllëzimin e kodrave me 2700 ullinj në zonës e Gërdecit, si dhe pajisjen laboratorike të 5-së shkollave të kësaj zone. Ambasadori spanjoll Montobbio u shpreh se: “Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të Vorës pas ngjarjes së 18 marsit. Ky është një ndërtim material dhe kjo është diçka që mund të behet së jashtmi, pjesën tjetër ja lemë institucioneve të shtetit shqiptar. Në çdo krizë ka një moment, një fazë fillestare për të rikuperuar dhe për të filluar lulëzimi”. Rreth 2700 rrënjë ullinj janë mbjellë në zonën e Marqinetit. Në fund të fjalës së tij ambasadori spanjoll, Montobbio falënderoi ministrin Olldashi për këtë bashkëpunim ndërmjet dy qeverive asaj spanjolle dhe shqiptare, si dhe kryetarin e bashkisë së Vorës për mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

29 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›