Boko Haram paditet për krime kundër njerëzimit?

Nëse vërtetohet se kanë kryer sulme sistematike ndaj caqeve të caktuara fetare, anëtarët e grupit militar islamik nga Nigeria, Boko Haram, mund të shpallen fajtorë për krime kundër njerëzimit, deklaroi të enjten udhëheqësja e departamentit për të drejtat të njeriut në OKB, Navi Pilaj.
“Nëse vërtetohet se kanë kryer sulme sistematike kundër popullatës civile, përfshirë këtu edhe sulmet mbi baza të përkatësisë fetare dhe etnike, anëtarët e Boko Haram dhe të grupeve të tjera mund të shpallen fajtorë për krime kundër njerëzimit”, theksoi Pilaj përmes një kumtese për media.
Ajo nënvizoi se secili akt i dhunës duhet të ndëshkohet, duke përfshirë këtu edhe ato që janë kryer për shkak të hakmarrjes ndaj sulmeve të mëparshme.