E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorskla gati rinovimin per Januzin

Oferta

Ahmet Januzi, sulmuesi i kombëtares kuqezi, i cili ka bërë një paraqitje të mirë gjatë sezonit të fundit në kampionatit ukrainas me Vorskla Poltavën, ka marrë një ofertë nga klubi aktual për rinovimin e kontratës. Drejtuesit ukrainas po insistojnë që ta vazhdojë kontratën me sulmuesin, pasi ajo aktuale skadon në janar 2012. Ai vetë rrëfen se zyrtarët e Vorskla Poltavës po mundohen ta stimulojnë, duke i ofruar kushte akoma më të mira, në mënyrë që ta rinovojë kontratën. “Kontrata ime skadon më 1 janar 2012. Zyrtarët e klubit më kanë ofruar kontratë të re, me kushte shumë më të mira. Por, unë kam kërkuar nga klubi që mos të më bëjnë presion për rinovimin e kontratës. Dua të pushoj, e më pas të mendoj rreth të ardhmes sime. Sigurisht që edhe një vit do të qëndroj aty dhe do t’i përkushtohem vetëm ekipit tim”, - deklaroi Januzi për gazetën kosovare “Express”. Por, ai nuk e mohon se pengesë për një rinovim të mundshëm është fakti se, “më pëlqen të luaj në një ligë më atraktive, si Bundesliga. Kam kontakte me disa klube”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›