Dreke me 200 te ftuar te Partizani i Panjohur
Festat
Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës ka organizuar drekën e Krishtlindjes për rreth 200 qytetarë, kryesisht persona në nevojë, që në këtë ditë të veçantë kanë nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin e secilit prej nesh, duke u ofruar dhe duke ndarë me ta, një moment të veçantë njerëzor në këtë fundvit. Të mbledhur në lulishten e Partizanit të Panjohur, ata kanë pasur mundësi të kenë mes tyre kreun e Bashkisë, Edi Rama, i cili duke u uruar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, vuri gjithashtu theksin tek puna dhe përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për t’u qëndruar pranë atyre njerëzve që në ditë festash gjenden në nevojë.