Zvicra, tifozët mbështetin ekipin
Megjithëse Zvicra është skuadra e parë e eliminuar nga EURO 2008, fansat e kombëtares së vendit organizator nuk e kanë braktisur ekipin. Rreth 2 mijë tifozë u paraqitën në stërvitjen e djeshme duke brohoritur me entuziazëm lojtarët dhe trajnerin Kuhn. Këta të fundit vonuan fillimin e stërvitjes, duke shkuar për të falënderuar tifozët dhe duke shpërndarë autografe për të gjithë. Sipas drejtuesve të Federatës Zvicerane, ka pasur më shumë kërkesa për biletat e stërvitjes së djeshme sesa për ditët kur Zvicra pritej të debutonte në Evropianin ku është vend organizator së bashku me Austrinë.