E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeh i gëzuar për kalimin e Skolarit te Çelsi

Çelsi ka zyrtarizuar Luis Felipe Skolarin si trajnerin e saj të ri, por vetëm pasi tekniku i Portugalisë ua ka komunikuar lojtarëve vendimin e tij në përfundim të ndeshjes kundër Çekisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata Portugeze, e cila e ka falënderuar trajnerin brazilian për punën që ka bërë deri tani në krye të kësaj përfaqësueseje. Ajo publikoi edhe një foto, ku lojtarët e Portugalisë duartrokitnin Skolarin, pasi ky u kishte treguar vendimin e tij. Menjëherë kanë mbërritur edhe përshëndetjet nga lojtarët e Çelsit, duke filluar nga portieri Peter Çeh, i cili të mërkurën ishte kundërshtar i Portugalisë së Skolarit. "Ai është një trajner me eksperiencë të madhe dhe me rezultate të shkëlqyera. Po pres me padurim të punoj me të. Shpresoj që rezultatet e tij me kombëtaret të përsëriten te Çelsi", deklaroi portieri çek i londinezëve për trajnerin që do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›