Votat, rezultatet për bashkitë në rang vendi
Kandidati i Partisë Socialiste Edi Rama ruan një avantazh rreth një mijë vota në kryeqytet përballë rivalit Lulzim Basha
Vetëm një mijë vota ndajnë dy rivalët për Bashkinë e Tiranës Edi Rama dhe Lulzim Basha ndërsa janë hapur 130 prej 485 kutive të votimit. Pas mesnatës kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama numëronte 33195 vota ndërsa rivali i tij Lulzim Basha që garon për koalicionin “Aleanca për Qytetarin” mori 32200 vota. Sipas të dhënave të fundit rezulton se në Bashkinë e Beratit ndodhet në avantazh kandidati i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi. Bashkia e dytë në këtë zonë, ajo e Urës Vajgurore, ka shkuar për opozitën dhe kandidatin e saj. Ndërkohë, Bashkia e Bulqizës ka rezultuar e fituar, nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”. Të dhënat flasin për fitoren e kandidatit të mazhorancës në Delvinë, ndërsa njësitë lokale në rang komunash i morën socialistët. Në rrethin e Devollit rezulton se Bashkia Bilisht udhëhiqet në avantazh prej Partisë Demokratike. Në Bashkinë e Peshkopisë është rikonfirmuar kryetari në detyrë i koalicionit të djathtë. Në rrethin e Durrësit të dhënat flasin për një avantazh të lehtë të kandidatit të opozitës në Bashkinë e Durrësit. Në këtë bashki përballet për socialistët Vangjush Dako dhe për demokratët garon ish-ministri, Ferdinand Xhaferraj. Bashkia e Elbasanit njeh një avantazh të konsiderueshëm për kandidatin e socialistëve, Qazim Sejdini, në raport me rivalin e tij Durim Hushi. Ndërkaq, situata në Cërrik është në të anasjelltën, teksa demokratët kanë marrë fitoren. Sa i takon rrethit të Fierit rezulton një mbështetje më e madhe për kandidatët socialistë në Bashkinë Fier dhe në Bashkinë Patos, ndërsa nuk ka të dhëna ende për Bashkinë Roskovec. Në Gjirokastër ka përfunduar numërimi i votave, duke njohur fitues kandidatin e Partisë Socialiste Flamur Bime. Socialistët kanë rimarrë kontrollin e Bashkisë së Gramshit, të cilën e kishin humbur në vitin 2007, ndërsa ka rënë në sy fitorja në Bashkinë e Krumës në Has. Të dhënat e orëve të fundit tregojnë për një avantazh gjatë gjithë ditës së parë të numërimit, në favor të kandidatit të opozitës në Bashkinë e Kavajës, ndërsa në Rrogozhinë ka rezultuar fitues kandidati i mazhorancës. Në Ersekë ka dalë fitues kandidati i opozitës ndërsa në Bashkinë e Kolonjës fitoi kandidati i Partisë Demokratike. Në rrethin e Korçës, në territorin e Bashkisë së qytetit, ka një avantazh të kandidatit socialist Niko Peleshi, ndërsa në Bashkinë Maliq ka avantazh kandidati demokrat. Socialistët kanë pasur avantazh në Fushë Krujë, ndërsa nuk ka ende të dhëna për Bashkinë e Krujës. Bashkia Kuçovë ka njohur avantazhin e kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Bashkia e qytetit të Kukësit është marrë prej Partisë Demokratike, ndërsa në rrethin e Laçit, te bashkia është konstatuar avantazhi i socialistëve. Në Bashkinë Lezhë ka dalë fitues kandidati i mazhorancës dhe konkretisht përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në Bashkinë e Librazhdit, ende nuk ka të dhëna për rezultatin e numërimit por në Bashkinë Lushnje ka rënë në sy avantazhi i socialistëve. Në Bashkinë Koplik demokratët udhëheqin ndërsa në Bashkinë Ballsh kanë fituar socialistët. Opozita ka marrë drejtimin e Bashkisë së Burrelit, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bashkinë e Rrëshenit. Në Peqin ka rezultuar fitues kandidati demokrat, por përfaqësuesi i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” ka pasur sukses në Bashkinë e Përmetit. Socialistët kanë një avantazh edhe në Pogradec, por kanë humbur Bashkinë e Pukës. Partia Demokratike ka humbur Sarandën, duke ja lënë në duar socialistëve, por ende nuk ka të dhëna për Bashkinë e Konispolit. Kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” janë në avantazh në Bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës, kanë humbur Poliçanin por mbetet në pikëpyetje Çorovoda. Partia Socialiste ka rimarrë kontrollin në Tepelenë dhe ka ruajtur pozitat në Vlorë, ashtu sikurse demokratët kanë mbajtur Tropojën.
Njësitë vendore ku sipas KQZ ka përfunduar procesi i numërimit të votave
Bashkia Peqin
Ilir Rrushi (AQ) 2670 vota
Naim Teqja (AA) 908 vota\
Komuna Levan
Agim Qejvanaj (AQ) 2011 vota
Xheladin Malaj (AA) 2866 vota
Komuna Dushk
Afrim Dedej (AA) 2194 vota
Bashkim Kadiu (AQ) 2010 vota
Komuna Krutje
Agim Sema (AQ) 2888 vota
Andrea Muço (AA) 2138 vota
Bashkia Ballsh
Dallëndyshe Allkaj (AQ) 2136 vota
Ilir Çela (AA) 2317 vota
Bashkia Gjirokastër
Flamur Bime (AA) 6646 vota
Genci Sinojmeri (AQ) 5177 vota
Marenglen Koçiu 45 vota
Vjollca Çekani 231 vota
Bashkia Poliçan
Adriatik Zotkaj (AA) 1794 vota
Caush Qato (AQ) 1763 vota
Bashkia Memaliaj
Hatixhe Qendrai (AQ) 974 vota
Lulëzim Meçi (AA) 1199 vota\
Bashkia Tepelenë
Reshat Zika 1148 vota
Sevo Miçi (AQ) 735 vota
Tërmet Peçi (AA) 1736 vota
Bashkia Permet
Gilberto Jaçe (AA) 2158 vota
Kujtim Hoxha (AQ) 1811 vota
Bashkia Ura Vajgurore
Syrja Ormenaj (AA) 2369 vota
Thoma Rumniçi (AQ) 2099 vota
Bashkia Maliq
Gëzim Topçiu (AA) 1649 vota
Xhevdet Belishta (AQ) 1478 vota
Komuna Drenovë
Flamur Sala (AQ) 1623 vota
Gjergji Disho 62 vota
Hekuran Pupa (AA) 1560 vota
Komuna Qender Bulgarec
Artur Lisi (AQ) 3471 vota
Ilirjan Dule (AA) 1786 vota
Komuna Pojan
Alfred Berberi (AQ) 3577 vota
Vasillaq Çinoku (AA) 3284 vota
Bashkia Ersekë
Ali Laho (AA) 1548 vota
Zhaneta Prifti (AQ) 1232 vota
Bashkia Leskovik
Fatmir Guda (AQ) 838 vota
Sergei Peshtani (AA) 503 vota
Komuna Mollas-Kolonjë
Artur Nazarko (AQ) 622 vota
Flamur Bilo 371 vota
Hasan Malushi (AA) 230 vota
Komuna Q.Ersekë
Enton Çaçani (AQ) 1004 vota
Kristaq Andoni (AA) 810 vota
Bashkia Bilisht
Haki Ajçe (AA) 1971 vota
Valter Miza (AQ) 2638 vota
Komuna Miras
Arben Laska (AA) 2015 vota
Kryetarti Sejdo (AQ) 2561 vota
Bashkia Kukës
Alfred Cengu (AA) 3441 vota
Hasan Halilaj (AQ) 6144 vota
Bashkia Krumë
Bardhyl Peka (AQ) 1484 vota
Liman Morina (AA) 1992 vota
Komuna Golaj
Adem Lala (AA) 1744 vota
Zenel Kastrati (AQ) 1783 vota
Bashkia Bajram Curri
Agron Demushi (AQ) 2110 vota
Avni Dega (AA) 1222 vota
Komuna Bujan
Bujar Hasanpapaj (AQ) 748 vota
Sami Bashaj (AA) 220 vota
Sherif Vatoci 267 vota
Bashkia Peshkopi
Ilir Vranici (AA) 3013 vota
Ilir Krosi (AQ) 4422 vota
Komuna Tropojë Fshat
Avni Boshnjaku (AA) 728 vota
Ram Kortoçi (AQ) 1628 vota
Bashkia Lezhë
Gjokë Jaku (AA) 4631 vota
Viktor Tushaj (AQ) 4933 vota
Bashkia Rubik
Gjok Vuka (AA) 1643 vota
Mark Ruçi (AQ) 1286 vota
Komuna Fan
Agostin Mëhilli 706 vota
Gjergj Prenga (AQ) 805 vota
Neritan Boçi (AA) 659 vota
Bashkia Fush-Arrëz
Alfred Qafa (AQ) 1183 vota
Nikolin Bardhoku (AA) 854 vota
Bashkia Pukë
Astrit Kuçi 706 vota
Beqir Arifaj (AQ) 952 vota
Enver Sulejmani (AA) 903 vota
Komuna Gjegjan
Filip Ndoci 23 vota
Mark Zefi (AA) 478 vota
Ndue Suma 648 vota
Ndue Cura (AQ) 679 vota
Komuna Kashar
Besnik Fuçia (AQ) 5540 vota
Jakup Sulaj (AA) 4290 vota
Bashkia Himarë
Dhimitri Llazari 144 vota
Jorgo Goro (AA) 1574 vota
Savo Prifti (AQ) 560 vota
Vasillaq Bollano (PBDNJ) 1472 vota
Bashkia Sarandë
Edmond Gjoka (AQ) 4981 vota
Stefan Çipa (AA) 7236 vota
Komuna Aliko
Hristo Çavo 603 vota
Ilia Thanasi (AQ) 684 vota
Kristo Kaishi 1077 vota
Komuna Ksamil
Besnik Abedini (AA) 1483 vota
Vesel Koçiu (AQ) 1078 vota
Bashkia Burrel
Adelina Farriçi (AA) 3658 vota
Skender Lleshi (AQ) 3119 vota
Bashkia Bulqize
Myfit Duriçi (AA) 2440 vota
Roland Keta (AQ) 2588 vota
Komuna Otllak
Dalip Kanaçi (AA) 2623 vota
Durim Myftaraj (AQ) 2614 vota
Komuna Bradashesh
Sabri Sollaku (AQ) 3649 vota
Vasil Terziu (AA) 1902 vota
Bashkia Kuçovë
Bardhyl Gjyzeli (AA) 4871 vota
Selfo Kapllani (AQ) 4121 vota
Bashkia Këlcyrë
Klement Ndoni (AA) 973 vota
Vasil Çarka (AQ) 916 vota
Komuna Mollaj
Fredi Xhemo (AQ) 1326 vota
Arsen Selimi (AA) 943 vota
Bashkia Fushë Arrëz
Alfred Qafa (AQ) 1183 vota
Nikolin Bardhoku (AA) 854 vota
Bashkia Sukth
Sherif Fortuzi (AQ) 3789 vota
Selami Xhelili (AA) 2160 vota