“Ngrijnë” kamatëvonesat e faturave të energjisë
Qeveria ka vendosur që të shtyjë pagesën e kamatëvonesave për ata konsumatorë që nuk kanë paguar në kohë faturat e energjisë elektrike.
Fabiola Çela
Konsumatorët kanë kohë deri në fund të vitit që të paguajnë vetëm detyrimin bazë, ndërkohë që pas këtij afati grupet e punës të OSSH-së do të nisin arkëtimin e këtyre kamatëvonesave. Një vendim i tillë është marrë për të lehtësuar disi situatën financiare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, por nga ana tjetër qeveria shpreson që më ketë vendim konsumatorët të motivohen për të shlyer detyrimet e tyre.
Vendimi
Rritja e nivelit të arkëtimeve është një prej treguesve bazë që OSSH-ja duhet të përmirësojë. Një kërkesë e tillë është bërë edhe nga ndërkombëtarët. Përballë kësaj situate qeveria ka vendosur që të lehtësojë disi konsumatorët që janë të pajisur me matës, por që nuk paguajnë faturën e energjisë elektrike. Në një prononcim për mediat kreu i Ministrisë së Energjetikës Genc Ruli, është shprehur se mospagimi i faturave vazhdon të jetë problematik. "Për të normalizuar dhe për të shlyer detyrimet që kanë këta qytetarë është vendosur, që të ketë një falje për kamatëvonesat dhe të ketë një pagim për detyrimin bazë ka thënë ministri. Konkretisht këshilli mbikëqyrës i OSSH-së në mbledhjen e mbajtur më 13 maj të këtij viti vendosi që të gjithë debitorët familjarë, të cilët gjatë periudhës 13.05.2008-31.12.2008, paguajnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, do të lejohen të bëjnë arkëtimin e vlerës së principalit të këtyre detyrimeve pa arkëtimin e kamatëvonesës përkatëse. Ndërkohë që pas datës 31.12.2008, OSSH sh.a., dhe strukturat e saj të varësisë të marrin masat e nevojshme për vjeljen e kamatëvonesave të palikuiduara, që i përkasin detyrimeve të principalit të likuiduar nga konsumatorët familjarë.
Memorandumi
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli dhe drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Edward T. Laundau kanë nënshkruar dje Memorandumin e Bashkëpunimit për sektorin e gazit. "Ne konsiderojmë se bashkëpunimi që po na ofrohet nga USASD", ka thënë ministri Ruli pas firmosjes, "vjen në kohë me nevojën për të zhvilluar dhe kompletuar kuadrin ligjor e institucional te sektorit te gazit, pasi tashmë nga ana jonë është përfunduar përgatitja e projektligjit "Për sektorin e gazit", i cili është miratuar tashmë në Kuvend".