Kanabis në dhomën e gjumit, një në pranga
GJIROKASTER – Dy persona janë arrestuar, pasi rrisnin kanabis në dhomën e gjumit dhe në bahçe, ndërsa operacioni policor është mbyllur me 5 mijë rrënjë të shkatërruara.
Mëngjesin e djeshëm policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një aksion të befasishëm antikanabis në fshatrat Erind dhe Gjat të zonës së Lunxhërisë. Pas një informacioni mjaft konspirativ, uniformat blu kanë gjetur 52 rrënjë kanabis në dhomën e gjumit të një 55-vjeçari nga fshati Erind. Sipas policisë, Njazi Bushi e kishte kthyer dhomën e tij të gjumit në një “oaz” për rritjen e kanabisit. Duke përdorur kubikë dhe vazo të mëdha lulesh, ai rriste bimën narkotike larg syve të gjithkujt. Mësohet se gjatësia e tyre varionte nga 50-120 centimetra. Rrënjët e mbjella në kubik dhe vazo synonin edhe rritjen e shpejtë brenda një kohe të shkurtër. Pak metra larg banesës së Bushit, në bahçen e fqinjit të tij Hyso Caci, policia ka gjetur 83 rrënjë kanabis. Bimët kishin arritur gjatësinë e 100 centimetrave. Bëhet e ditur se pas evidentimit të kultivimit të bimëve të jashtëligjshme nga ana e dy të moshuarve, policia u ka vënë atyre prangat, ndërsa të dy ata kanë pranuar autorësinë e mbjelljes dhe kultivimit të lëndës narkotike. Ndërkohë shtrirja e operacionit në zonë ka shfaqur të tjera “surpriza” për policinë. Në këtë vend ata kanë gjetur 23 parcela të mbjella me kanabis. Parcelat kanë qenë të pozicionuara në përroin e fshatit Erind, duke qenë paksa larg zonës së banuar. Pas një verifikimi të momentit, policia njoftoi se 15 prej tyre ndodheshin në bahçet e shtëpive të braktisura. Nga numërimi total i të gjitha rrënjëve narkotike të grumbulluara nga policia, u konstatuan se numri i tyre gjithsej vetëm gjatë operacionit të djeshëm kishte kaluar shifrën 5 mijë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që mendohet të jenë administrues së kësaj sasie narkotike. p.n