E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të marësh një profesion

07/04/2005  Një nga prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale mbetet zhvillimi i sistemit të formimit profesional, publik dhe privat, në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Për këtë qëllim, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, bëri dje një vizitë promovuese në një nga qendrat private të formimit profesional, përkatësisht në qendrën e formimit profesional të firmës Dimal-Telecom, ngritur në Babru të Tiranës. Në Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë, për vitin 2004, aplikuan 60 subjekte për të marrë pjesë në programet e nxitjes së punësimit dhe u vlerësuan 16 prej tyre, për formim institucional dhe formim nëpërmjet punës së 570 punëkërkuesve të papunë. Sipas ligjit në formim institucional u përfshinë 86 punëkërkues të papunë, të cilët janë subvencionuar nga buxheti i shtetit me një pagë mujore 8100 lekë për të përballuar shpenzimet e kursit. Dimal–Telecom formoi 50 punëkërkues si teknik të rrjetit telefonik, teknik-operator centrali telefonik dhe mirëmbajtës te kabllove optike, 10 prej të cilëve firma i punësoi vetë. Ndërkohë janë përmirësuar ambientet e atyre ekzistuese, siç janë QFP Shkodër, Tirana 4, Kavajë, Tepelenë etj. Fondet e përdorura kapin shifren 80 milionë lekë. Për vitin 2005, janë parashikuar 85 milionë për vazhdimin e financimit të qendrave të reja Fier dhe Elbasan.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka patur mbështetje financiare nga donatorët për kompletim kabinetesh, për kurset e profesioneve me vlerë 37 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›