Vrasësi i policëve, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm
11/12/2009 Për Afrim Hasanin
TIRANË – Kërkohet burgim i përjetshëm për të pandehurin Afrim Hasanin, i cili ekzekutoi dy polic në fshatin Shën Mëri të rrethit Kukës. Prokurori i çështjes lexoi dje konkluzionet përfundimtare kundër të pandehurit, duke e deklaruar fajtor për veprën penale të “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “armëmbajtjes pa laje”. Ndërkohë që lexohej verdikti i Prokurorisë, vet i pandehuri nuk ndodhej në sallën e gjyqit. Ai e ka mësuar masën e dënimit nëpërmjet avokatit mbrojtës, i cili gjatë gjithë kohës kërkoi rishikimin e aktit të ekspertizës duke pretenduar se vepra është kryer në kushtet e papërgjegjshmërisë absolute. Por për akuzën, i pandehuri ka qëlluar me koshienc të plotë kundër dy punonjësve të policisë Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha. Ngjarja ndodhi në datë 24 mars të këtij viti në fshatin Shën Mëri të Kukësit. Në momentin e leximit të konkluzioneve në sallë kanë qenë të pranishëm dy prej familjarëve të të pandehurit Afrim Hasanaj. Prokuroria pretendoi se nga të gjitha provat e mbledhura rezulton se 34-vjeçari Hasani është autor i vrasjes me paramendim të dy efektivave të policisë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të lindur midis autorit dhe dy punonjësve të policisë, pasi ata e kishin kallëzuar Afrim Hasanin, person me precedentë të mëparshëm penalë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor, Kukës për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës së tjetrit.