E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB, 80 milionë lekë investime

03/07/2009  Infrastruktura në Elbasan

ELBASAN- Banka Botërore ka akorduar 80 milionë lekë për investime në rrugët e qytetit të Elbasanit. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Serafin Papa, shuma është akorduar në formën e kredisë fonde, të cilat do të investohen për rikonstruksionin e një sërë rrugësh të qytetit. Kredia pa interes që i është dhënë Elbasanit ka si funksion përmirësimin e infrastrukturës për zona të ndryshme sidomos ato periferike. Papa theksoi se “kësaj shume i është shtuar edhe një fond prej 10 milionë lekësh të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit që gjithashtu do të shërbejë sërish për investime në rrugë. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit nënvijëzoi se fondi i dhënë nga Banka Botërore është një fond në parim, pasi ende nuk janë përcaktuar rrugët e qytetit ku do të përdoret kjo vlerë e përcaktuar për investime. Deri më tani pjesa dërrmuese e investimeve të realizuar në akset kryesore rrugore të qytetit të Elbasanit janë bërë të mundura nga fondet e qeverisë dhe vetë bashkisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›