E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Camajt, tri pista për krimin

Prokuroria një javë pas vrasjes së Spartak Camajt, merr në kosnideratë pistat e vrasjes për motive pronësie dhe një konflikt femrash


Hetuesit po verifikojnë edhe konfliktin e të ekzekutuarit me një ish- mik të vjetër të tij, si dhe pistat e që lidhen me akuzat e mëparshme ndaj tij


TIRANË- Prokuroria e kryeqytetit, një javë pas vrasjes mafioze me katër plumba në qafë e trup të Spartak Camaj, jo shumë larg qendrës së zyrtarisht ka ngritur tre pista hetimi për zbardhjen e çështjes. Burime zyrtare të organit të akuzës dhe të Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, për vrasjen e Camajt hetimet janë përqendruar nga veprat e kryera nga viktima në të kaluarën.


"Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ku janë administruar në cilësinë e provave predha plumbash, fotografi të ndryshme si dhe automjeti ku është goditur Camaj, hetimet janë përqendruar në tri pista kryesore. Në atë të konflikteve të pronësisë së viktimës me një ndërtues, për pronat e Camaj në Yzberish dhe Kashar.


Pista e dytë është ajo e vrasjes për një konflikt të vjetër me një ish- mikun e tij të ngushtë, për shkaqe financiare, ndërsa pista e tretë e mundshme është ajo e një konflikt të nisur pak kohë më parë nga viktima me disa persona për një femër",-thuhet nga burime të prokurorisë së Tiranës.


Ndërkaq, në listën e versioneve të hetimit të organeve të policisë dhe të prokurorisë nuk mungojnë as versionet e konflikteve të tij të mëparshme, duke qenë se policia e ka pasur të skeduar këtë person për vepra të ndryshme penale për të cilat ajo e ka dyshuar dhe akuzuar.


Këto janë pistat ku hetimet e prokurorisë së kryeqytetit dhe oficerët e policisë janë përqendruar, për të bërë të mundur zbardhjen ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 30 marsit në rrugën "Sulejman Delvina". Më tej burimet e prokurorisë saktësuan se në të kaluarën Spartak Camaj i njohur mes miqsh me emrin shkurt "Taku", ka qenë i skeduar edhe më parë nga policia e prokuroria.


Në vitin 1991 viktima është dënuar për "veprime të pa moralshme" për shoqërinë e atëhershme, akuzë për të cilën është liruar më pas. Në vitin 1996 është akuzuar nga prokuroria për një plagosje me armë dhe në vitin 2003 është hetuar e gjykuar për krimin e "heqjes së paligjshme të lirisë" e mbetur në tentativë. Por është dënuar për krimin e "kanosjes" me 11 muaj.


Sipas vendimit të mësipërm, provohet se i pandehuri Spartak Camaj dhe Shkëlqim Bakalli, në bashkëpunim mes tyre nuk kanë kryer krimin e "heqje të paligjshme të lirisë", e mbetur në tentativë, por atë të "kanosjes".I pandehuri Bakalli, më 27 maj 2003 u deklarua fajtor dhe u dënua me 1 vit burg ndërsa Camaj u deklarua fajtor dhe u dënua me 11 muaj heqje lirie. Ky vendim u prish nga Apeli dhe me 20 nëntor 2003 Camaj u lirua nga masa e "arrestit me burg".


Por duke qenë se prokurori nuk ishte dakord me vendimet e dy gjykatave vendosi të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit më 9 qershor 2004 prishi vendimin e Apelit dhe la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Sipas vendimit të togave të zeza, viktima Camaj ka përfunduar ditët e dënimit gjatë qëndrimit në qeli në fazën e paraburgimit.


Vrasja
Camaj u qëllua me katër plumba


Spartak Camaj, 36 vjeç, nga Yzberishti, u qëlluar me katër plumba në qafë dhe trup mbrëmjen e 30 marsit të këtij viti, rreth orës 20:30 minuta në rrugën "Sulejman Delvina". Camaj, mbeti i plagosur rëndë dhe me shpejtësi u nis për në spitalin ushtrarak, për t'i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, për shkak të plagëve të rënda të marra të cilat i rrezikonin jetën.


Rreth një orë e gjysmë pasi Camaj mbërriti në spital për ndihmë mjekësore, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda të pësuara në atentat si dhe për shkak të hemorragjisë që i kishte shkaktuar humbje të konsiderueshme gjaku.


Krimi dyshohet se u krye nga një person i vetëm në momentet që ndodhej në veturën e tij, "Fiat Punto", me ngjyrë jeshile ku viktima ishte duke folur në telefon. Në këtë kohë mendohet se është afruar "vrasësi" duke qëlluar nga jashtë me pistoletë me silenciator, ku si pasojë gjeti vdekjen.

Pistat e hetimit


1- Konflikti i pronësisë së viktimës me një nga ndërtuesit në Yzberisht
2- Një konflikt i vjetër me një ish-shokun e tij të ngushtë
3- Disa ditë para vrasjes, Taku kishte pasur konflikte me disa persona për një femër

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›