Skandali, arrestohet Artur Lamova kryetari i shoqatës së romëve
06/04/2010 U merrte qytetarëve 1500-2000 euro për nxjerrje vizash
KORÇE- Policia e Korçës arrestoi ditën e hënë kryetarin e shoqatës “Lëvizja për mbrojtjen e të drejtave rome, Artur Lamovën, banor të qytetit të Korçës, i cili duke shfrytëzuar pozicionin e tij si kryetar i shoqatës, arrinte t’u merrte personave nevojtarë një shumë prej 1500-2000 eurosh me premtimin se do t’u siguronte një vizë Shengen. Mësohet se gjithçka u bë e mundur pas një hetimi të hollësishëm të kësaj veprimtarie të paligjshme. Ndërkohë nga ana e policisë u bë e ditur se në dijeni të kësaj veprimtarie kanë qenë edhe persona të tjerë, të cilët deri në momentin e zbardhje së ngjarjes nuk kishin bërë kallëzimin e krimit. Gjithsesi në lidhje me këtë ngjarje, burime pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë sqaruan detajet e operacionit, hetimet e kryera, arrestimin e Lamovës, si dhe identifikimin e dy personave të tjerë që kishin dijeni mbi këtë aktivitet të paligjshëm. Në vijim të këtij informacioni, burimet policore konfirmuan se ditën e hënë nga ana e Sektorit Kundër Krimit Financiar u bë arresti në flagrance i shtetasit Artur Lamova i datëlindjes 22.04.1965, lindur dhe banues në Korçë, në vendin e quajtur rruga “Koço Tupa”, lagjja nr. 4 në Korçë. Arrestimi i tij vijon më tej burimi i policisë , u arrit si rrjedhojë e një hetimi në bashkëpunim të ngushtë me njësinë e përbashkët të hetimit Taks- Forcë. Për këtë në dt 02.03.2010 iu referuan materialet Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal në ngarkim të Kryetarit të shoqatës “Lëvizja për mbrojtjen e të drejtave rome”, shtetasit Artur Lamova. Ndërkaq burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, sqaruan se ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal shtetasit: Jani Lamova dhe L. Hajredini.