Vrasja e Palestinezit, 1.5 mlneuro për të eliminuar ortakët
Të tjera rreth shkrimit Gruaja: Rizik kërcënohej, hetohen tabulatet Prokuroria: Rizik mori kërcënime me vdekje Vrasja ne sy të djalit të vogël, ja pistat Ishte djali i ish- kreut të Partisë Popullore Palestineze Fabrika, konflikti 12 vjeçar mes pronarëve dhe banorëve VIDEO- Policia bastis banesat në Zalle VIDEO- Eksplozivi u instalua ne porten e baneses FOTO
TIRANE- Një histori “mafioze” kërcënimesh, deri edhe me vdekje ka shoqëruar gjatë viteve të fundit aksionerët e kompanisë “Ceament Albania” ku ishte punësuar si nëndrejtor dhe Anwar Rizik. Palestinezi 43-vjeçar u ekzekutua tre ditë më parë nga një kurth me granatë në derën e shtëpisë në Tiranë, vetëm pak metra larg ambasadës amerikane.
Gazeta Shqiptarja.com publikon sot dokumenta ekskluzive hetimore dhe gjyqësore sipas të cilave njëri nga aksionerët e "Ceament Albania", informonte se kishte dijeni për një plan ekzekutimi të njërit prej aksionerëve londinezë të kompanisë, duke paguar për këtë vrasje edhe shumën prej 1.5 milionë eurosh.
Mesazhet kërcënuese mes aksionerëve të të njëjtës kompani mund të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi me vrasjen dy ditë më parë me tritol në derën e shtëpisë të shtetasit palestinez që punonte drejtor në këtë fabrikë.
Ne shkrimin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com lexoni të zbardhur vendimin gjyqësor të dënimit të Bashkim Zallës,ku ai tregon skemën për planin e eliminimit të Charles Bouri duke paguar plot 1.5 mln euro. Ai është njërit prej pjesëtarëve të familjes Zalla në Fushë- Krujë, i cili në shkurt 2012 u dënua me 4 muaj burg për kërcënim ndaj njërit prej aksionerëve.
(sg/shqiptarja.com)