Berisha Dixhitalizimi i te dhenave shtylla kryesore per cdo ministri
Një qeverisje tërësisht transparente dhe e hapur ndaj qytetarëve, përforcimi i luftës ndaj korrupsionit dhe të dhënat mbi të, të gjitha të aksesueshme për opinionin publik, ishte kryeçështja e fjalës së kreut të qeverisë, Sali Berisha. Kështu gjatë një takimi të posaçëm për projektet mbi fushën e teknologjisë, Kryeministri Berisha i mëshoi me forcë faktit se qeverisja aktuale po punon dhe po vë në eficencë projektet për një qeverisje elektronike. “Prioritet dixhitalizimi i proceseve, i shqyrtimeve dhe të dhënave për qytetarët, biznesin, zyrtarët, bërjen disponibël të të dhënave të agjencive. Në këtë kontekste, po punojmë për projektin e intreroperabilitetit, që përbën zemrekun e qeverisjes elektronike.Projektet të jenë të përputhshme me këtë sistem. Pra ka rëndësi që agjencia në këtë sistem të gjejë nga agjencitë e tjera të dhënat që i dhuhen duke funksionuar si një zyrë e vetme”, vuri në dukje, Berisha, sa i takon një çështje të tillë.
Madje, shefi i qeverisë i mëshoi me forcë faktit se të gjitha sistemet të jenë në përputhje të plotë me projektin e interoperabilitetit, kompaktibilitetin e tyre me këtë projekt.
Për këtë arsye, me qëllim realizimin e projektit, Berisha kërkoi “shqyrtimin imediatisht të buxhetit për zgjidhjet e domosdoshme që do të bëhen në mënyrë që sisitemet tuaja të jenë pjesë integrale e projektit”.
Sipas tij, secila agjensi ka detyrimet e veta, duke pasur parasysh se të gjitha të dhënat do të publikohen online, përfshirë këtu botim online të raporteve të auditit.
“Edhe të dhënat qeveritare do të jenë të hapura. Gazeta zyrtare do të jetë elektronike. Të zgjerohet rrejti qeveritar i govnetit”, deklaroi Kryeministri.
Njëkohësisht, kreu i ekzekutivit parashtroi prioritetet që duhet të ketë çdo ministri në përmbushje të këtij projekti, ku premtoi se “57 projektet do të jenë gati në 28 nëntor të këtij viti si dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit”.