Shullazi i lire me vendimin e Gjykates se Tiranes
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm, Emiljano Shullazin për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjyqtari, Martin Deda ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Shullazit.
Gjatë procesit gjyqësor prokuroria insistonte që arma e sekuestruar është e Shullazit ndërkohë që miku i tij Dani ka theksuar dhe insistuar që arma është e tij dhe jo e Shullazit. Pas analizimit të provave dhe dëgjimit të dëshmive gjyqtari Deda ka dënuar Danin për armëmbajtje paleje ndërsa ka shpallur të pafajshëm Emiliano Shullazin.
Disa ditë më parë prokuroria kishte kërkuar dënimin e Emiljano Shullazit me 4 vite burg ndërsa për Gilnabdo Danin kishte kërkuar denimin me 1 vit e gjysmë burg. 33-vjeçari Emiljano Shullazi u arrestua më 8 nëntor 2011 bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, në afërsi të banesës së tij. Në momentin e arrestimit blutë gjetën në trupat e tyre një pistoletë të veçantë tip “Glock 17” dhe në kroskotin e makinës janë gjetur disa maska si dhe armë e municione luftarake pa leje. Emiljano Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafik droge. Pak kohë më parë policia arrestoi një tjetër mik të Emiliano Shullazit. Ervin Ferhati u arrestua më 10 prill nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Interpol – Romës, për pastrim parash, trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.