Vrasja e Xhindit Ruçi: U harruaTopalli:Akuza të gjejë autorët
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Seanca parlamentare
TIRANE - Seanca e sotme parlamentare nisi punimet pa një datë se kur do të mbyllë punimet, ky Kuvend i dalë nga zgjedhjet e vitit 2009. Drejtuesit e grupeve kuvendore, të mbledhur sot paradite në ambientet e kryesisë së Kuvendit nuk kanë përcaktuar ditën se kur do të mbahet seance e fundit plenare për këtë legjislaturë.
Ndërkohë seanca nisi me diskutimin e pr/igjit për energjinë e rinovueshme si dhe u shqyrtimuan disa ndryshime në ligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje"; të disa shtesave në ligjin "Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave"; ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Artigiancassa S.P.A., për financimin e programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare". Kreu i grupit PS kërkoi të mbajë një minutë heshtje për vrasjen e deputetit PS-së Fatmir Xhindi, një krim i ndodhur 4 vejt më parë dhe që ende nuk është zbardhur.
ORA 13: 55 VRASJA E XHINDIT RUCI: U HARRUA, TOPALLI: PROKURORIA TE GJEJE AUTORET
Kreu i grupit PS kërkoi të mbajë një minutë heshtje për vrasjen e deputetit PS-së Fatmir Xhindi, një krim i ndodhur 4 vejt më parë dhe që ende nuk është zbardhur.
Ruçi: “Harresa ka bërë punën e saj. Sot më 2 maj, 4 vjet më parë u vra një koleg i yni dhe 4 vjet në pushtet me gjithë premtimin nuk zbuluam asgjë. Këtu ka djalin e tij. Sot ka shkuar t’i vendosë buqetë me lule dhe ne minimumi ta kujtojmë me 1 minutë heshtje nga rënia e dorës kriminale.”
Topalli: Ishte koleg i yni për të cilën shprehim dhimbjen e i kërkojmë prokurorisë të bëjë detyrën.
ORA 13: 45 EDUARD HALIMI: DO OFROJMË NDIHMË JURIDIKE NE CDO QYTET
Halimi tha se “Pr/ligji prek ndihmën juridike falas” dhuke thënë se ky duhet “Të konsolidohet sistemi I drejtësisë, dhe të ofrojmë asistencë juridike në cdo qytet”.
ORA 13: 35 VASILIKA HYSI: NDIHMA JURIDIKE E LIMITUAR
Sa i përket pr/ligj që prek ndihmën juridike falas Vasilika Hysi tha se “ndihma juridike e ofruar në 2012 është e limituar”. Ajo e krahasoi atë edhe me shtetin më të ri Kosovën duke thënë se ndihma juridike atje është shumë më e madhe se në Shqipëri.
ORA 13: 30 RIDVAN BODE: PROPOZIMI JUAJ ESHTE I REPUBLIKAVE TE BANANEVE
Ridvan Bode tha se opozita nuk e propozon ligjin pasi nuk takon fermerë siç bën Kryeministri që i njeh më mirë problemet e tyre “Reflektimi për këtë ndryshim vjen pas takimeve të Kryeministrit anembanë vendit me fermerë të cilët e kanë kërkuar këtë. Kanë ndjerë përmirësime dhe kërkuan që taksat e fermerëve të rimbursohen. Cdio taksë për fermerët do vihet në bazë të tokës dhe harxhimeve. Kjo do jetë skemë nxitëse.
Ju deputetë të opozitës deklaruat votën kundër, për ju është e mjaftueshme demagogjia, por nuk e njihni bujqësinë dhe nevojat që ka. Bujqësia përmirëson nivelin e jetesës tonë. Shqipëria është me nivel të ulët inflacioni në rajon. Prodhimi bujqësisë duhet të mbështetet, ai po përfiton terren, po ul importet nga jashtë. Kontaktoni fermerë dhe merrni propozimet e tyre. Propozimi juaj është i republikave të bananeve. Mbështesni politika që vijnë prej nevojës reale, të atyre që derdhin djersë për të fituar më shumë.
ORA 12: 15 MIMI KODHELI: QEVERIA KA BERE CDO GJE ME PRONAT POR NUK I KA KTHYER TEK PRONARI
Duke vijuar për një nga pikat e rendit të ditës për “Ligjin e kompesimit të pronave, bëmë disa pyetje për këtë cështjë gangrenë, për qeverinë e cila nuk ka ndihmuar, por abuzuar. Ne mbetemi pa përgjigje, dhe nuk ka asnjë shifër nga Financat, nuk morën asnjë propozim nëse i rritni potencialet apo I ulni, askush nuk na thotë a funksionon si fond ekstra buxhetor, sa janë të ardhurat totale nga ky fond. Në fund të këtij mandati është se nuk ky është nje proces, që ka dështuar totalisht dhe nuk mund të rregullohet me arnime. Nëse ka reformë dhe projekt, që të mos ju votojnë njerëzit sot, është ky është kthimi i pronave. Ju që prisni me ankth të ndryshojë ndonjë gjë në fund të mandatit harrojeni, ata nuk ndryshuan për 22 vjet. Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat, por nuk e ka cuar atë tek pronari".
“Biznesi shqiptar është i coroditur, gangrenë në disa biznese dhe favorizues në disa të tjera. Biznesi të clirohet nga barra e rëndë duke u rimbursuar. Ky është program juaj copy paste nga Rilindja”, – tha Kodheli.
ORA 12: 00 EDUARD SHALSI: SHKODRA PERMBYTET BERISHA THOTE DO IU BEJ CENTRAL BERTHAMOR
Në orën 11:00 seanca parlamentare nisi normalisht dhe po diskutohet pr/ligji për energjinë e rinovueshme. Në fjalën e tij deputeti i PS-së Eduard Shalsi tha se "Sot kemi një treg të zi ku jepen licencat. Ka shumë kompani që e kanë marrë licenca për arsye korruptive. Sot që flasim sistemi bankar ka problem me kreditime, KESH-i nuk ka më çfarë të paguajë. Bankat janë të zhytura me paratë që janë dhënë. Pas përmbytjeve në Shkodër Berisha iu thotë do ndërtojmë central bërthamor. Eshtë për të qëshur që tallet me qytetarët. Ligji i eficencës së energjisë është shumë i rëndësishëm. Mes jush ka edhe njerëz dinjitozë dhe si nuk keni kurajo t'i kërkoni kësaj qeverie llogari për gjëra që i ka thënë vetë. Berisha në 2006 në fjalimet e tij u tregonte njerëzise se sa do fitonin nga rrezet e diellit, nga panele diellore, ku jemi 8 vjet më pas?"
Pas përfundimit të fjalës së deputetit të PS-së Eduard Shalsi Topalli tha: Nuk do keni rast të vidhni as me leze e as pa lezet në 4 vitet e ardhshme”.
ASNJE DATE SE KUR DO MBYLLET KUVENDI
Burimet brenda konferencës së kryetarëve bëjnë me dije se mbyllja e punimeve të Kuvendit do të varet nga ecuria e miratimit të projektligjeve por dhe nga komisioni hetimor për të ashtëquajturin incident mes kryesocialistit Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Në bazë të Kodit Zgjedhore, kuvendi në fund të mandatit 4 vjecar shpërndahet jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve, pra jo më vonë se 23 maji dhe jo më herët se 45 ditë larg ditës së votimit. Deri më tani mazhoranca këmbëngul në votimin e 3 projektligjeve, që sipas saj po bllokohen nga opozita, ndërsa pak ditë më parë të djathtet ngritën një komision hetimor për të ashtëquajturin incident mes kryesocialistit Rama dhe diplomatit Egin Ceka, vendim i cili vjen vetem pak javë përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit.
Redaksia Online
(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)