Vrasja e dyfishtë, mbyllet dosja
Krimi që u mori jetën dy personave dhe tronditi Tiranën tri ditë më parë, konsiderohet “pa autor”.
Prokuroria e kryeqytetit ka vendosur të pushojë ndjekjen penale dhe të mbyllë dosjen për ngjarjen e ndodhur të premten në zonën e Porcelanit, ku një efektiv i policisë së objekteve vrau me armë zjarri të dashurën e më pas edhe veten. Shkak për mbylljen e dosjes penale lidhur me këtë ngjarje, është bërë ligji Penal shqiptar, i cili urdhëron pushimin e ndjekjes penale dhe çdo procedimi në rast se provohet se personi i dyshuar ka vdekur. Sipas dokumenteve të administruara në dosjen hetimore, Hazir Sallahi, 47 vjeç ka mbetur i vdekur nga një plumb i vetëm në kokë vetëm pak çaste pasi kishte qëlluar katër herë duke i marrë jetën në vend, të dashurës së tij Anila Laze, 34 vjeçe. Sapo kanë administruar në dosjen penale, aktin e autopsisë për vdekjen e viktimave, hetuesit kanë sugjeruar mbylljen e dosjes për shkak se autori i krimit të dyfishtë ka vdekur dhe në këtë mënyrë, nuk mund të ushtrohet ndjekje penale. Megjithëse një gjë e tillë ishte e qartë që në momentet e para kur ndodhi ngjarja, hetuesit e policisë dhe Prokurorisë kryen verifikime për dokumentimin e shkaqeve dhe rrethanave të krimit të dyfishtë. Dy jetë u shuan në afërsi të stacionit të autobusëve të linjës së Porcelanit, për shkak të mosmarrëveshjeve në çift dhe xhelozisë. Sipas një letre të gjetur në rrobat e policit të objekteve Hazir Sallahi, ai kishte sakrifikuar familjen, miqtë dhe gjithçka tjetër për Anila Lazen, e cila po e linte. Në letër efektivi i policisë ka hedhur dyshime për tradhti nga e dashura, megjithëse një gjë e tillë nuk është verifikuar. Polici ka shkruar se për këto shkaqe “kishte vendosur t’i jepte fund gjithë kësaj”. Pas një marrëdhënieje të acaruar gjatë javëve e muajve të fundit, të premten e 31 korrikut 2008 Anila Laze kishte vendosur t’i jepte fund duke tentuar të largohet nga shtëpia. Por duket se një fund të ndryshëm kishte planifikuar partneri i saj, i cili e qëlloi 34-vjeçaren katër herë me pistoletën e punës pasi ajo nuk pranoi të kthehej në shtëpi. tr.so