Tiranë, hidhet nga kati i pestë gruaja “depresive”
TIRANE – Vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë gruaja 56-vjeçare nga Tirana.
Policia filloi hetimin për ngjarjen duke ngritur dyshimet se gruaja është vetëvrarë në kushtet e depresionit psikik. Mimoza Hoxha, 56 vjeçe, banuese në rrugën “5 Maji”, në Tiranë, pranë tregut të madh industrial ka mbetur e vdekur mëngjesin e djeshëm rreth orës 03:00. Gruaja që vuante nga depresioni prej vitesh është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në orët e para të mëngjesit. Ajo është gjetur e shembur në oborrin e pallatit ku banonte prej vitesh, nga disa banorë të zonës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe motivet e vetëvrasjes. Sipas burimeve të grupit të hetimit, gruaja ka vrarë veten në kohën që të afërmit e tjerë të saj kanë qenë në gjumë, me qëllim që të mos e pengonin në aktin e vetëflijimit. Trupi i gruas është dërguar në morgun e Tiranës, ku mjekët ligjorë kanë pohuar se shkak i vdekjes së gruas kanë qenë plagët e rënda të marra në trup, si fraktura dhe shembje. Ndërkaq hetuesit e komisariatit nr.4 kanë konkluduar se viktima prej vitesh kurohej me antidepresiv. Madje, disa receta dhe ilaçe janë gjetur prej tyre në banesën e saj. Deklarimet e dëshmitarëve dhe të afërmve të viktimës e klasifikuan ngjarjen si vetëvrasje. d.b